Ballina Aktualitet Analisti i njohur amerikan: Projekti i Serbisë së Madhe sërish aktual, objektivat...

Analisti i njohur amerikan: Projekti i Serbisë së Madhe sërish aktual, objektivat kryesore janë Kosova dhe…

Analisti i njohur amerikan Janusz Bugajski, i Fondacionit Jamestoën, ka komentuar zhvillimet e fundit në Malin e Zi.

Bugajski thekson se më e rrëzikshmja për rajonin është fakti që projekti i “Serbisë së Madhe” është sërish aktual.

Analisti thotë se Beogradi është instrumenti kryesor i Moskës për destabilizimin e rajonit, ndërsa shton se administrata e Biden duhet të përfshihet sa më parë.

Komenti i plotë i analistit:
Më e rrezikshmja për rajonin është fakti që projekti i “Serbisë së Madhe” sërish është aktual. Fushata po zhvillohet mbi 3 parime: fshehtësia, fleksibiliteti dhe durimi. Objektivat kryesore janë: Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi. Në Malin e Zi kemi të bejmë me minimin e sovranitetit, sepse Beogradi nuk pranon kombin malazez dhe as Malin e Zi si shtet të pavarur.
Gjithashtu i rëndesishëm është edhe neoimperializmi rus, për të cilin Ballkani është pikë e rëndësishme, ndërsa Beogradi është instrumenti kryesor i Moskës për destabilizimin e rajonit. Rusia në vitin 2016 ishte e nderlikuar në përpjekjen për grushtet në Malin e Zi. Administrata e Biden duhet të përfshihet sa më parë!