Nga Florian Nesimi
Nga trau*mat, mbrëmë nuk munda të shkruaj asgjë. Banoj menjëherë karshi spitalit, fillimisht mendova se ishte djegur ndonjë veturë. Vrapova menjëherë në vendngjarje, zjarrfikësit ende nuk kishin arritur, ndërsa zjarri e kishte kapluar krejt spitalin modular. Nga brenda dëgjoheshin zërat e viktimave, ndërsa jashtë dëgjoheshin zërat e familjarëve të tyre duke u lutur.
Mundësitë për të ndihmuar ishin tepër të vogla, por me ardhjen e zjarrfikësve disa persona u nxorrën jashtë. Lutemi që të kenë shpëtuar.
Ka më shumë se tre javë që rruga e spitalit është pa ndriçim. Terr gjithandej rreth spitalit, por askujt nuk i intereson.
Tetova është qytet pa të zot. Nuk ka kush të kujdeset për këtë qytet.