Në 24 orët e fundit, gjegjësisht deri në 07:00 të ditës së sotme në spitalin e Tetovës kanë ndërruar jetë 6 persona, të cilët kanë qenë në kurim për shkak të infektimit me koronavirus. Numri i pacientëve të hospitalizuar është ulur nën 100, ndërkohë që ka shumë më pak kontrolle në ambulancë.
“Nga 6 pacientët që kanë ndërruar jetë, më i riu është 53 vjeç, derisa më i moshuari është 82 vjeçar. Gjithsejtë janë hospitalizuar 91 persona, 90 prej të cilëve në oksigjeno-terapi. Nga të hospitalizuarit vetëm njëri është me një dozë të vaksinës, ndërkohë që të gjithë kanë sëmundje kronike’, deklaroi Miranda Pajaziti.