I hidhur ka qenë fati i një të riut shqiptar në Itali, i cili ka humbur jetën në një ak*sident.
Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Devinson Bregu. I riu drejtonte makinën e tij ‘Smart’ kur u përp*las me një pemë dhe për pasojë humbi jetën.
Aksidenti ndodhi në Cerreto Guidi, midis Lazzeretto dhe Romës, dje. Mësohet se i riu ishte futbollist luante me ekipin lokal, Ponte a Elsa. Ekipi i tij bëri një dedikim prekës për të riun dhe familjen e tij.
“Ne e kujtojmë atë si një fëmijë që ishte gjithmonë i sjellshëm me të gjithë, i shprehim ngushëllime të gjithë familjes së tij, një puthje të madhe vëllait të tij Louis, gjithashtu atlet i shoqatës sonë sportive. Një përqafim të fortë nga të gjithë Ponte a Elsa”, shkruan ekipi i tij në ‘Facebook’.
“Oggi ci ha lasciato Devinson, per un incidente stradale, lo ricordiamo un bambino sempre educato e gentile con tutti, facciamo le condoglianze a tutta la sua famiglia, un bacione a suo fratello Lous, anche lui Atleta della nostra Associane Sportiva, un abbraccio forte da parte di tutto US Ponte a Elsa“