Ballina Diaspora LAJM I TRISHTË NGA DIASPORA/Fjalët prekëse të vëllait për motrën që u...

LAJM I TRISHTË NGA DIASPORA/Fjalët prekëse të vëllait për motrën që u shua në moshë të re: Erdha në Oslo për ta festuar ditëlindjen që e ke me 20 shtator, e caktimi i Zotit paska qenë…

Komuniteti shqiptar në Norvegji është pikëlluar dhe tronditur nga ndarja nga jeta në moshë të re e Lirika Amet Buzhalës (1983- 2021) në Osllo. Ajo ishte aktiviste e dalluar në organizime e veprimtari arsimore e kombëtare.Në vazhdim po ju sjellim disa dedikime prekëse nga familjarët dhe pjesëtarë të komunitetit të diasporës shqiptare në Norvegji:

Lirika! Shpirti i vëllait! Erdha në Oslo për ta festuar ditëlindjen që e ke me 20 Shtator, e caktimi i Zotit paska qenë me t’va*rrosë n’rininë tënde!
Lirika, bukuroshja e vëllait, intelegjentja e vëllait, intelektualja ime, shpirtin ma këpute! Sot erdha të luaj me nipin e mbesën e vogël, e përfundova duke dënesur bashk me ata, për rininë tënde, lëngimin nga sëmundja e gjatë dhe e egër, vuajtjet e tua, ikjen tënde … Por Zoti paska vendosur kështu …! O Zot na lehtëso dhimbjen e na bëj durimtar!, shkruan Burim Buzhala, i vëllai i të ndjerës, transmeton Tetova News.

E dhimbshme largimi nga kjo botë kaq në moshë të re!
Lirika ishte shembull i mirë për komunitetin tonë shqiptarë në Norvegji, përkatësisht në Oslo. Ishe një vajzë e mirë edukuar, një vajzë e qetë dhe intelektuale, ku dhe gëzoje gjithcka me meritë!

Lirika ishte edhe nxënëse e shkëqyeshme dhe e rregulltë në Shkollën Shqipe Naim Frashëri në Oslo tek mësuesja Nexhmije ( mosha atëher 15-16 vjecare) dhe aktiviste e dalluar në organizime arsimore e kombëtare.

Por ja që i madhi Zot deshti të të marr prap si një engjëllushë nën përkujdesjen e tij të përhershme në parajsën kopsht me lule.

Sot ne ndajmë dhimbjen me më të dashurit tuaj, duke ju ngushëlluar që të gjithë dhe njëkohësishtë duke u lutur tek i madhi Zot që të ju shtoj durimin në këto momente dhimbjeje për personin më të dashurin tuaj.

Dedikim💔
Të njoha qysh në femijeri Lirikë❤️mësuam bashk në të njejtën shkollë.Kur behej diskutim mes shoqeve për nxënësen më të mir ishe ti e para Lirikë.Kur diskutohej për më të bukurën e shkollës ishe ti më e bukura Lirikë.Kur flitet për sakrificen ndaj familjes shembulli më i mir ishe ti Lirikë. Motra më e përkushtuar ishe ti❤️Grua e fortë besnike ishe ti Lirikë,nëna më shembullore që njoha ndonjëher ishe ti ajo Lirikë.Humbja jote sod ka tronditur gjith ata që të njohën! Karakteri yt i fort kultura,edukata jote ishte shembulli më i mir i gjith familjes,shoqëris dhe farefisit.Lamtumir Lirikë pusho e qetë në botën e përhershme🙏

Ne vend te perkujtimit per qiken e dajes tim LIRIKA AMET BUZHALA ( 1983- 2021) E DASHURA LIRIKA, TI ISHE DHE DO TE MBETESH NE ZEMRAT TONA SINONIM I BUJARISE, FISNIKERISE, DASHURISE SE MADHE PER NJERIUN, NANE E MREKULLUESHME, BASHKESHORTE E NDERUAR DHE QYTETARE E RESPEKTUAR. NE FOTON E PARE 2003 NE BANESEN TIME NE BRUKSEL: LIRIKA, TEUTA ME BURRIN ASTRIT JASHARI DHE FEMIJET E TYRE DHE UNE ME VAJZEN TIME AFRONA. FOTO E DYTE ME 2013 NE ANTVERPEN : TEUTA, LIRIKA, NANA E SAJ BILA,MOTRA E SAJ, UNE DHE PERPARIMI DJALI TETES HANUSHE.(Ferid Shehu)

@tn.lajmelokale
@tetovanews