“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga kjo jetë të babait të Harun Aliut – Komandant Kushtrimit, Haxhi Aliut. Vepra e tij si prind do të jetë udhërrëfyes për gjeneratat e reja se si duhet edukuar fëmija dhe si duhet dashur kombi dhe atdheu. Do të ngelet gjithmonë për ne një shembull i durimit dhe urtësisë. Zoti ia faltë Xhenetin, e familjes durimin!”, ka shkruar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në faqen e tij zyrtare në facebook.
Ali Alija, babai i dëshmorit Harun Aliu, i njohur si Komandant Kushtrimi ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare dhe sot është përcjellë për në banesën e fundit në Hasanbeg të Shkupit, transmeton Tetova News.
Video bonus:
https://youtu.be/HBBFnnH-kTA