Ballina Aktualitet U SH T R I A serbe i afrohet kufirit me KOSOVËN...

U SH T R I A serbe i afrohet kufirit me KOSOVËN pas vendosjes së policisë në VERI (VIDEO)

Forcat usht*arake të Serbisë janë afruar me vijën kufitare me Kosovën.

Kështu sapo ka raportuar gazetari i The Economist, Tim Judah, i cili zhvillimet e së hënës i ka quajtur si “thyerje duarsh” në mes të Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurtit, transmeton Klankosova.tv.

“Ush*tria serbe raportohet se është afruar tek kufiri me Kosovën pas vendosjes së Policisë së Kosovës në pjesën veriore. Krejt kjo pasi që Qeveria e Kosovës ka vendosur rregulla të njëjta lidhur me licencat e veturave, sikurse që bën Serbia me ato nga Kosova”, ka shkruar Judah në Twitter.

“Thyerje duarsh Vuçiq – Kurti, e cila mund të jetë e rrezikshme”.

Paraprakisht Judah ka shpërndarë një video në të cilën shihen automjete ushtarake të cilat thuhet se janë parë në afërsi të Novi Pazarit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews