E quajtur “Sea Change”, anija është një strukturë mbi 20 metra e gjatë, me një kapacitet deri në 75 pasagjerë, i cili sipas Switch, do të ketë të njëjtat aftësi operacionale si anijet konvencionale, por me zero emetime dhe nevoja dukshëm më të ulëta për mirëmbajtje. Rezervuarët e hidrogjenit në bord kanë një kapacitet prej 246 kg dhe sistemi shtytës i anijes plotësohet nga një bateri 100 kWh.
Energjia elektrike e prodhuar nga qelizat e karburantit furnizon një palë motorë elektrikë 402 kf dhe distanca e vlerësuar është 300 milje detare. Propozimi për një traget me qeliza hidrogjeni për Gjirin e San Franciskos u propozua për herë të parë në 2015, por me sa duket, tani 6 vjet më vonë, është koha për ta realizuar atë.
Gjithashtu interesant është fakti që Sea Change përdor qeliza karburanti nga Cummins, një kompani që është bërë e njohur në botë për motorët me naftë të gjithanshëm që prodhon. /abcnews.a/