Dikush tërhiqet shumë nga pushteti, por pasi e ka arritur, e humb për ndonjë gabim të pafalshëm.
Të tjerë, në rrugën drejt pushtetit, e shtyjnë veten përtej mundësive të tyre. Ose mbeten shumë mbrapa, pasi guxojnë shumë pak.
Robert Greene, autor i “45 ligjet e pushtetit” ka përpiluar një listë të gjatë për femrat dhe meshkujt në BusinessInsider. Këta rregulla janë bashkuar nga disa prej njerëzve më të fuqishëm në histori:
1 – Mos lë kurrë në hije mësuesin tënd.
2 – Mos i jep kurrë shumë besim miqve, dhe mësoni të përdorni armiqtë
3 – Fshihni qëllimet tuaja.
4 – Thoni gjithnjë më pak nga sa është e nevojshme.
5 – Reputacioni ka të bëjë shumë: mbrojeni me jetë.
6 – Fitoni vëmendjen e të gjithëve me çdo kusht.
7 – Merrni nga të tjerët atë që duhet të jetë juaja, dhe merrni meritat.
8 – Sigurohuni që të jenë të tjerët që vijnë tek ju, dhe përdorini nëse është e nevojshme.
9 – Fitoni me vepra, jo me fjalë.
10 – Qëndroni larg të palumturve dhe atyre pa fat.
11 – Bëni që njerëzit të varen nga ju.
12 – Përdorni ndershmëri dhe bujari për të çarmatosur viktimën tuaj
13 – Kur kërkoni ndihmë, ngjallni interes te populli, jo mëshirën e tyre.
14 – Silluni si mik, punoni si spiun.
15 – Shkatërrojeni armikun aq keq, sa që mos të ketë mundësi të ringrihet.
16 – Përpiquni “të zhdukeni” për të përmirësuar respektin dhe nderin.
17 – Kultivoni terror tek të tjerët, të jeni të paparashikueshëm.
18 – Mos ndërtoni fortesa për t’u mbrojtur, të izolohesh është e rrezikshme.
19 – Studioni personat me të cilët keni të bëni, mos ofendoni kurrë personin e gabuar .
20 – Mbroni pavarësinë tuaj.
21 – Bëjini njerëzit të besojnë se janë më inteligjentë se ty.
22 – Transformoni dobësitë në forcë.
23 – Përqendroni forcat tuaja, mos u hallakatni shumë.
24 – Rikrijoni imagjinatën tuaj.
25 – Duar të pastra për të qenë gjithnjë të besueshëm.
26 – Luani me nevojat e njerëzve për të krijuar vazhdimësi.
27 – Të gjithë admirojnë të guximshmit, asnjë nuk i nderon të turpshmit.
28 – Planifikoni të gjithë rrugën deri në fund.
29 – Bëji të tjerët të besojnë se janë ata që zgjedhin.
30 – Sigurohuni që veprimet tuaja të duken te natyrshme, jo të duken si përpjekje e forte.
31 – Luani me fantazitë e njerëzve, mësoni t’i shfrytëzoni.
32 – Gjeni dobësitë dhe emocionet private të njerëzve për t’i përdorur në favorin tuaj.
33 – Silluni si mbret për t’u trajtuar si të tillë.
34 – Zotëroni artin e kohës për të menaxhuar ankthin dhe për të treguar siguri.
35 – Krijoni shfaqje mahnitëse për të pasur një atmosferë të mirë rreth vetes
36 – Mendoni si të doni, por kini besim vetëm tek disa persona.
37 – Menaxhoni emocionin dhe zemërimin për të çmendur armiqtë tuaj.
38 – Refuzoni vaktin e ofruar, më mirë të mos keni borxhe të lëna pezull.
39 – Ajo që ndodh më parë duket gjithnjë më e mirë dhe më origjinale se ajo që vjen më pas.
40 – Godit bariun për të shpërndarë delet e tij.
41 – Punoni për të fituar zemrat dhe mendjet e të tjerëve.
42 – Lutuni për nevojën për ndryshim.
43- Kurrë mos u dukni si të përsosur.
44 – Mos shkoni përtej qëllimit të fitores, mësohuni të ndaleni përpara se të bëni armiq të rinj.
45 – Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten është të jeni fluidë si uji, pa formë.