Më shumë se 30 zjarrfikës të cilët kanë intervenuar me 7 makina për thuajse gjysmë ore kanë arritur që të shuajnë zjarrin në spitalin modular në Tetovë. Sasho Trajçevski nga njësiti i zjarrfikësve deklaroi se zjarri ka qenë shumë i madh, dhe se nga spitali janë nxjerr viktima. Por kjo pritet të konfirmohet edhe zyrtarisht.
“Në ora 21 e 2 minuta kemi marr njoftimin se po digjet spitali modular në qendrën medicinale në Tetovë. Ekipet e zjarrfikësve për 3-4 minuta kanë arritur në vendngjarje me 7 makina dhe mbi 30 zjarrfikës. Megjithatë kur ekipet tona kanë arritur në vendngjarje, gjithçka ishte në flakë. Ne bëmë të pamundurën dhe në ora 21:30 minuta zjarri është shuar. Zjarri ishte shumë i madh sepse spitali modular ishte nga plastika”, deklaroi Sasho Trajçevski, zjarrfikës .
https://youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-Jux2EghnXF5KUl0Xg-Blq4k
https://youtu.be/pkkkPA0DYwY?list=PLwDxg3Iu5-Jux2EghnXF5KUl0Xg-Blq4k
https://youtu.be/qx_mpZt8P04?list=PLwDxg3Iu5-Jux2EghnXF5KUl0Xg-Blq4k