Ballina Aktualitet Pesë prokurorë angazhohen për zbardhjen e rastit të zjarrit në Tetovë (VIDEO)

Pesë prokurorë angazhohen për zbardhjen e rastit të zjarrit në Tetovë (VIDEO)

Prokuroria Publike Themelore ka njoftuar se pesë prokurorë janë angazhuar dhe janë në terren ku po kryejnë ekspertizë për të vërtetuar shkaqet që sollën deri te djegia e spitalit modular Kovid në Tetovë.

“Prokuroria Publike Themelore Tetovë po kryen ekspertizë në vendin e ngjarjes në spitalin modular Kovid në Tetovë, ku sonte shpërtheu zjarr në të cilin ka viktima dhe numri po konfirmohet. Në ekspertizë janë përfshirë tre prokurorë nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë, të cilëve u janë bashkuar dy prokurorë publikë nga Prokuroria Publike e Shkupit. Ekipi prej pesë prokurorëve, bashkë me ekipet të institucioneve përkatëse, i ndërmarrin të gjitha aktivitetet në drejtim të vërtetimit të shkaqeve për zjarrin e shkaktuar”, thanë nga Prokuroria Publike

https://youtu.be/w6v1C7umN3Y?list=PLwDxg3Iu5-Jux2EghnXF5KUl0Xg-Blq4k

https://youtu.be/qx_mpZt8P04?list=PLwDxg3Iu5-Jux2EghnXF5KUl0Xg-Blq4k

https://youtu.be/pkkkPA0DYwY?list=PLwDxg3Iu5-Jux2EghnXF5KUl0Xg-Blq4k