LSDM ka një avantazh të fortë prej 2 përqind në prag të zgjedhjeve lokale mbi VMRO DPMNE opozitare, sipas një sondazhi të kryer nga “Brima Gallup” për “Shtypi i Lirë”.
Kreu i LSDM -së Zoran Zaev me 11.8 përqind bindshëm wshtw para udhëheqësit tw opozitës Hristijan Mickoski i cili ka vetëm 7 përqind.
Ky është një hulumtim tjetër në të cilin Mickoski mbetet prapa Zaevit me më shumë pikë përqindjeje. Në mesin e politikanëve shqiptarë etnikë, megjithatë, “gara” është disi më e ngushtë, edhe pse Ahmeti me 5.9% dhe Bilal Kasami me 4.4% udhëheqin “duetin” në pushtet, përpara opozitarëve Zijadin Sela (4.1%) dhe Afrim Gashi (0.4%)
Qytetarët i japin më shumë mbështetje LSDM-së, se sa VMRO-DPMNE-së opozitare. Kur u pyetën nëse sot mbahen zgjedhjet parlamentare, 19.5% e të anketuarve do të votonin për LSDM-në, dhe 17.5% për VMRO-DPMNE-në. 7.2% zgjodhën B D I -në, dhe 6% Aleancën për Shqiptarët. Nga të anketuarit, 4.7% zgjodhën Lëvizjen BESA, aq sa për të Majtën (4.7%), dhe e fundit me një vlerësim mbi 1% është PDSH -ja për të cilën do të votonin 1.1% e të anketuarve. Të gjitha partitë e tjera janë nën 1% mbështetje në mesin e votuesve të intervistuar në këtë sondazh.
Analiza e të dhënave tregon gjithashtu se ekziston një korrelacion i lartë midis vendosmërisë së partisë dhe përcaktimit se për kë do të votonin qytetarët e anketuar për kryetar të komunës së tyre në zgjedhjet e ardhshme lokale. Nga të anketuarit, 19.8% do të votonin për kandidatin e LSDM-së, 17.7% për kandidatin e VMRO-DPMNE-së, 7.5% për B D I-në, 5.6% për Aleancën e Shqiptarëve, 4.6% për Lëvizjen BESA, 3, 3% për të Majtën, etj. Interesante, në këtë pikë 2.4% thonë se do të votojnë për një kandidat të pavarur, dhe 8.8% thonë se nuk do të votojnë. Megjithatë, rreth një e katërta janë në kategorinë e “pashpjegueshme”, dmth 13% thonë se janë “të pavendosur”, 3.7% thonë “nuk e di”, dhe 7.4% shprehimisht “refuzojnë të përgjigjen”.
Barometri i rregullt politik i agjencisë “Brima” për pikëpamjet politike të popullatës në Republikën e Maqedonisë Veriore në prag të zgjedhjeve lokale në vend është një studim në terren i kryer në periudhën nga 27 gusht deri më 9 shtator këtë vit në një mostër përfaqësuese në shkallë vendi. personalisht, në shtëpinë e të anketuarit), duke vëzhguar të gjitha karakteristikat demografike të popullsisë mbi 18 vjeç në vend, e cila përfshin 1,201 të anketuar. Rezultatet kanë një diferencë gabimi +/- 2.8%.
VMRO: ANKETA NUK ËSHTË BËRË NGA BRIMA GALLUP, POR NGA NJË AGJENCI E AFËRT ME ZAEVIN
Agjencia “Brima DOO” nuk është agjencia e njohur “Brima Galup”, por është kompani nga Maqedonia e themeluar nga sociologu bullgar Andrej Rajçev, e cila në vazhdimësi ka realizuar anketa me porosi të kryeministrit Zoran Zaev dhe nëpërmjet mediave të afërta me pushtetin. Kështu kanë reaguar nga VMRO-DPMNE, pas sot disa media plasuan rezultate nga anketa të zbatuara nga “Brima” ndërsa sipas të cilave LSDM dhe Zaev janë para VMRO-së, ndërsa tek kampi politik shqiptar BDI në epërsi para koalicionit opozitar.
“Përsëri për të satën herë me radhë, për shkak inkurajimit të anëtarësisë dhe funksionarëve, LSDM, lëshon anketa të kurdisura nëpërmjet agjencisë Brima. Opinioni e ka të qartë se prapa kësaj qëndron, ideologu kryesor i hapjes së universitetit bullgar në Maqedoni, Andrej Rajçev”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.
Nga partia pyesin nëse agjencia “Brima” vitin e kaluar ka marrë mbi 120 mijë euro nga Qeveria e Zoran Zaev për përgatitjen e anketave.
“Agjencia Brima Doo Shkup nuk është botërisht e njohura Brima Gallup, por kompani nga Maqedonia e cila është e themeluar nga sociologu bullgar Rajçev, i cili realizon anketa në vazhdimësi me porosi të Zoran Zaevit. Zaev po ballafaqohet me përçarje dhe refuzimi i organizatave partiake të pranojë kandidatët për kryetar të Zoran dhe Vice, duhet të lëshoj anketa në të cilat do të paraqitet si fitue”, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-së.