Grupi i tifozëve Ballistët nga Tetova kanë njoftuar se të shtunën do të realizohet marsh që do të fillojë në ora 13:30.
Marshi paqësor do të fillojë nga Sheshi Iliria – Tetovë dhe do të përfundojë në Qendrën Kovid që u shkrumbua nga zjarri që e kaplua mbrëmjen e 8 shtatorit.
Me marsh do t’u bëhet homazh 14 personave, pacientë dhe familjarë të tyre, që humbën jetën nga zjarri.
Njoftim!
Për shkak se nesër bëhet varrimi i të ndjerëve Homazhi i parashikuar për nesër anulohet për diten e shtunë në ora 13:30. Prej Sheshit Iliria deri tek spitali.