Mesatarja shtatë ditore e rasteve të reja me Covid-19 në Francë është nën 5,000, për herë të parë që nga 13 korriku, sipas shifrave të publikuara nga ministria e shëndetësisë së vendit të premten.
Vendi regjistroi 4,935 raste të reja në 24 orë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7.02 milion. Pas bllokimit të tretë në pranverë, numri mesatar i rasteve të reja ditore ra nën 2,000 deri në fund të qershorit.
Që atëherë, numri i rasteve ka rënë gradualisht, pasi miratimi i një leje të detyrueshme shëndetësore për hyrjen në restorante dhe vende të tjera publike i ka dhënë një shtysë të re fushatës së vaksinimit në Francë.
Franca regjistroi 49 viktima duke çuar numrin e përgjithshëm në 116,739./abcnews.al