Një tufë ujqërish janë parë në lëndinat e fshatit Kramovik të komunës së Rahovecit, Kosovë.
Videoja është realizuar nga Binak Berisha dhe është publikuar nga faqja e këtij fshati në facebook, derisa kanë bërë thirrje të kenë kujdes, shkruan Reporteri.net.
Sipas tyre, këta ujqër çerdhën e tyre e kanë në pisha, dhe se fermerët duhet të kenë kujdes të madh për bagëtitë e tyre.
“Një tuf më Ujq të cilët qerdhen e kan në Pisha po sorollatën nëpër lendinat e Kramovikut.
Ju lus të keni kujdes të gjith ju fermer për bagëtit e juaja”, thuhet në njoftimin e bërë./Reporteri.net/
https://youtu.be/u2rod-Gah-o