Ballina Aktualitet Profesoresha Besa Kadriu bën ftesë për mobilizim dhe ndryshim, mbështet publikisht Kasamin

Profesoresha Besa Kadriu bën ftesë për mobilizim dhe ndryshim, mbështet publikisht Kasamin

Profesoresha universitare, Besa Kadriu në mënyrë të hapur ka dalë në mbështetje të Bilall Kasamit në garën për Tetovën. Profesoresha Kadriu duke elaboruar një thënie të një studenti nga SHBA-të tha se një mandat i tretë nuk i lejohet as funksionarëve e bashkiakëve që në mandatin e tyre kanë qenë shumë të sukseshëm, shkruan Monitor.mk. Profesoresha ka përmendur edhe rastin e papërgjegjshmërisë së inagurimit pa kontroll të “Spitalit Modular”, që shkrumosi 14-të jetë njerëzish. Sipas saj, ky rast i shqetësoi dhe theu shumë zemra shqiptare.
Para se të përfundoj statusin, ajo ka bërë ftesë për mobilizim dhe ndryshim, raporton Monitor.mk

Statusi i plotë:

Se në çfarë mase janë të interesuar qytetarët e Tetovës për ndryshimet në komunën e tyre më dha shkas një studentë i shkëlqyeshëm i cili po demonstronte një përvojë nga SHBA-të…

Ai me të drejtë thoshte se një mandat të tretë nuk u lejohet edhe atyre funksionerëve; bashkiakëve që kanë qenë shumë, shumë të suksesshëm në mandatin e tyre, e jo edhe atyre që kanë premtuar me vite dhe nuk kanë bërë gjë që të duket në publik.
Më falni; ajo që duket tek udhëheqësit e komunës tonë është ndërtesa shumëkatëshe edhe grandioze pranë Shkollës fillore “Liria” dhe të bëma të tjera në Shkup, Stamboll e gjetiu në adresë të huaj!

Ajo që shqetësoi dhe preu shumë zemra të shqiptarëve ishte edhe papërgjegjshmëria e inagurimit pa kontroll të “Spitalit Modular”, që shkrumosi 14-të jetë njerëzish dhe për të cilët nuk dha llogari asnjë funksikner i B D I-së është edhe një pandërgjegjshmëri politike që mund t’a bëjë vetëm një shpirtkazëm ose një finok/e që i intereson vetëm Kolltuku i vetë dhe asgjë tjetër!

Kush është sot ai njeri që me vetëdije do përkrahë ata zullumqarë që me vite sfiliten herë djathtas e herë majtas dhe shesin patriotizëm të madh mbi kurriz të popullaatës kur dihet se qytetarët e Tetovës ende janë pa ujë të pijshëm, me taksa më të mëdha për higjenën se çdo komunë tjetër e që për çdo ditë shihen kontonirë të pa zbrazur e qenë endecak në çdo cep të rrugës duke sulmuar fëmijët e vegjël që shkojmë më shkollë!
Të nderuar qytetarë; a duhet ende të hamendemi përpara kësa situate?
A duhet të mobilizohemi që t’a heqim qafe këtë strukturë të vjetër?
Detyrimisht që po!

Ndaj; ju lutem bëni zgjedhjen e duhur dhe jepni shanse reformës që premton vizion të qartë për Tetovën….