Kryetari i Partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela, në daljen e tij të parë pas mbylljes së votimeve tha se partia e tij fiton dy komuant urbane, atë të Gostivarit dhe të Dibrës. Ndërsa në raundin e dytë shkojnë në Çair, Bogovinë, Tearcë dhe Vrapçisht.
“Fituam Gostivarin dhe Dibrën, i fituam që në raundin e parë, ndërsa në 5 komuna të tjera shkojmë në raund të dytë, do të ketë balotazh. Besoj që ne do t’ia dalim bashkë me qytetarët që numri i komunave që udhëhiqen nga opozita shqiptare të jetë më i madh”, tha Sela duke shtuar se në Strugë, Bogovinë, Tearcë dhe Çair shkojnë në balotazh. “Sa i përket Komunës së Tetovës do të duhet të presim nëse shkojmë apo jo në balotazhe. Duhet t’i presim informatat”, tha Sela.