Humoristi i mirënjohur tetovar M i s t e r X ka publikuar një foto në rrjetin social me diçiturën:Unë votova, dil edhe ti! Ai u ka bërë thirrje ndjekësve të tij që të dalin të votojnë në këto zgjedhje lokale ku do të vendoset se kush do t`i drejtojë komunat tona në katër vitet e ardhshme. Nexhbedin Hamzai (M i s t e r X) ka votuar në Strimnicë të Komunës së Zhelinës.
Ndërkaq, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në konferencën e sotme për shtyp në ora 13:30, njoftoi se nga të dhënat e 2.519 vendvotimeve, respektivisht nga 72.39 për qind e vendvotimeve, deri në ora 13:00 kanë votuar gjithsej 237.476 qytetarë, gjegjësisht 20,76 për qind.