Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Kandidati i Nisma-s për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani ka shkuar me Ferrari për të votuar. Ai është parë të hyjë në oborrin e shkollës ku kishte për të votuar me automjetin luksoz.
Siç raportohet, “b i sh ë n” e kuqe ai e ka marrë nga këngëtarit Fero me të cilin ka marrëdhënie shumë të mira.
Hasani ka thënë para mediave se është person modest, por kur është pyetur se ku e ka lënë makinën, është shprehur se nuk mund të tregojë. Ai ka inkurajuar qytetarët që të dalin e të votojnë.
“Inkurajoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, të votojnë për të preferuarit e tyre”, ka thënë ai. /abcnews.al/






![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)






![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-100x75.avif)
