Ballina Kronika Kronika e Tetovës dhe Gostivarit – 26 tetor 2026

Kronika e Tetovës dhe Gostivarit – 26 tetor 2026

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Një automjet është denoncuar i vjedhur në Tetovë, ndërsa në Gostivar janë arrestuar dy persona pas denoncimeve për dhunë ndaj partnereve të tyre. Policia ka raportuar edhe për një të mitur të lënduar në aksident dhe një 23-vjeçar të lënduar pas rrëzimit me motor me katër rrota.

1. Tetovë: Vidhet një “Range Rover” me targa zvicerane

Një automjet “Range Rover” me targa zvicerane është denoncuar i vjedhur më 25 tetor në Tetovë.

Sipas policisë, F.D. (44) nga Reçica e Vogël ka raportuar në orën 18:05 se automjeti i tij, i parkuar në rrugën “Vidoe Smilevski Bato”, ishte vjedhur ndërmjet orës 12:30 dhe 16:00.

Policia po ndërmerr masa për gjetjen e automjetit dhe identifikimin e autorit. (SPB Tetovë)

2. Gostivar: Arrestohet 33-vjeçari, dyshohet se hyri me dhunë në banesë dhe sulmoi bashkëshorten

Policia e Gostivarit ka arrestuar më 25 tetor, në orën 11:50, S.S. (33) nga një fshat i Gostivarit, pas denoncimit nga bashkëshortja e tij 48-vjeçare.

Sipas denoncimit, rreth orës 02:00, pas një fjalosjeje të shkurtër, ai kishte hyrë me dhunë në banesë, kishte dëmtuar derën e ballkonit dhe më pas e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse. (SPB Tetovë)

3. Gostivar: Arrestohet 55-vjeçari pas denoncimit për sulm me mjet të mprehtë ndaj bashkëjetueses

Më 25 tetor, në orën 12:25, policia e Gostivarit ka arrestuar A.S. (55) nga Gostivari, pas denoncimit nga bashkëjetuesja e tij 40-vjeçare.

Ajo ka raportuar se, pas një fjalosjeje të shkurtër, ai e kishte sulmuar me një mjet të mprehtë dhe i kishte drejtuar kërcënime.

A.S. është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse. (SPB Tetovë)

4. Gostivar: Lëndohet një 17-vjeçar me moped, automjeti tjetër largohet nga vendngjarja

Një 17-vjeçar nga Gostivari është lënduar në një aksident të ndodhur më 25 tetor, në orën 18:30, në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar.

Në aksident janë përfshirë mopedi që drejtonte i mituri dhe një automjet, i cili është larguar nga vendngjarja. Lëndimet e të miturit janë konstatuar në Qendrën Urgjente në Gostivar.

Gjatë verifikimeve, policia ka konstatuar se 17-vjeçari e drejtonte mopedin pa leje drejtimi. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, ndaj tij është paraqitur kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal. (SPB Tetovë)

5. Një 23-vjeçar nga Gradeci lëndohet pas rrëzimit me motor me katër rrota

G.Sh. (23) nga fshati Gradec, Komuna e Vrapçishtit, është lënduar pas rrëzimit me një motor me katër rrota në një rrugë pyjore sipër fshatit Gornjan.

Rasti është raportuar më 25 tetor, në orën 17:25, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit, ku i riu ishte dërguar me lëndime. Sipas denoncimit, ai drejtonte mjetin me targa gjermane kur ishte rrëzuar.

Këqyrjen në vendngjarje e ka kryer një ekip i DPB Gostivar. (SPB Tetovë)