Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve të shtata lokale në Maqedoninë e Veriut që nga mëvetësimi i vendit. Deri në orën 15:00 në Komunën e Bogovinës kanë votuar 6793 votues, gjegjësisht 24.01% transmeton Tetova News.
Për krahasim, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, deri në këtë orë në Komunën e Bogovinës kishin votuar 6371 votues, gjegjësisht 22.51%.
Deri në orën 13:00 në Komunën e Bogovinës kanë votuar 4504 votues, gjegjësisht 15.92% transmeton Tetova News.
Për krahasim, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, deri në këtë orë në Komunën e Bogovinës kishin votuar 3629 votues, gjegjësisht 12.82%.