Ballina Shëndeti Këshilla 7 arsye pse duhet të flini me shpinë

7 arsye pse duhet të flini me shpinë

Një gjumë i mirë është shumë i rëndësishëm si për trupin ashtu dhe për trurin, ndaj duhet t’i kushtojmë rëndësi të madhe jo vetëm sasisë por edhe cilësisë. Ekspertët argumentojnë se qëndrimi që zgjedhim për të fjetur mund të jetë përgjegjës për çdo problem shëndetësor me të cilin përballemi.

Fjetja me shpinë mund të jetë një pozicion i pakëndshëm për shumëkënd, por ekspertët thonë se ka përfitime shëndetësore. Më poshtë janë renditur disa arsye që do t’ju bindin të flini gjithmonë me shpinë, shkruan abcnews.al.

Redukton dhimbjet e shpinës dhe qafës

Kur flemë me shpinë, ne kemi pozicionin ideal për shtyllën kurrizore, veçanërisht nëse përdorim një jastëk. Kjo ruan kurbën natyrale të shtyllës kurrizore, e cila do të lehtësojë dhimbjet në shpinë dhe qafë.

Përmirëson frymëmarrjen

Kur flemë në fytyrë dhe anash, shtypim gjoksin, duke penguar diafragmën të marrë frymë siç duhet. Përkundrazi, kur flemë me shpinë, mund të marrim frymëmarrje të thella diafragmatike, të cilat ndihmojnë në uljen e stresit, përmirësimin e humorit dhe përqendrimin më të mirë.

Redukton problemet e lëkurës

Jastëkët thithin sebumin nga lëkura dhe flokët, si dhe mbetjet nga produktet që përdorim. Kur prekim jastëkun e gjithë kjo transferohet në fytyrën tonë, duke shkaktuar pika të zeza dhe puçrra. Pra, pse të mos i shmangni ato, të shtrirë në shpinë.

Parandalon rrudhat

Kur e shtypim fytyrën në jastëk, mund të krijohen rrudha të vogla ndërkohë që produktet hidratuese “lëvizin” në të.

Mund të parandalojë dhimbjet e forta të kokës

Pozicioni i saktë i kokës dhe qafës kur flemë me shpinë ndihmon në dekompresimin e tyre. Shumë herë dhimbja e kokës fillon nga qëndrimi i keq i qafës.

Ndihmon në dekongjestionimin e zgavrës së hundës

Të shtrirë me kokën lart, parandalojmë grumbullimin e mukusit në zgavrën e hundës, duke e mbajtur atë të pastër.

Ndihmon për t’u zgjuar

Ndërsa e mbajmë kokën drejt, është më e lehtë të perceptojmë ndryshimin kur rrezet e diellit hyjnë në dhomë. Kjo e bën më të lehtë zgjimin në mëngjes. /abcnews.al