Ballina Argëtim Kuriozitete Gruaja lind fëmijën që peshon 6.7 kilogramë

Gruaja lind fëmijën që peshon 6.7 kilogramë

Një grua britanike ka sjellë në jetë një fëmijë që peshonte më shumë se 6.7 kilogramë. 33-vjeçarja Cherral Mitchell kishte nevojë për dy infermiere që ta nxirrnin jashtë bebushin për shkak të peshës.

Besohet se është i porsalinduri i tretë më i madh në Mbretërinë e Bashkuar. Për këtë arsye, ai është quajtur si ‘Baby Hippo’ dhe ‘Butter Bean’. Cherral, e cila ka tre fëmijë të tjerë, tha: “Ne nuk mendonim se ai do të ishte kaq i madh.

Të gjithë vazhduan të qeshnin kur i doli koka. Burri Tyson ishte sikur ‘oh Zot, ai është i madh. Infermieret thanë se duhet të jetë bebja më i madh dhe menjëherë kërkuan në Google”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews