Nga Albon Xhemaili
Të nderuar ju qytetarë të Komunës së Bogovinës…
Edhe pse pas pak ditësh mandati im 4 vjeçar përfundon. Por, jo edhe puna dhe mundi im prej 4 vitesh!
Do pyesni pse?
Ata që marrin përsipër një detyrë, ashtu siç mora unë para 4 vitesh dhe populli të jep mundësinë për t’a realizuar atë.
Ata që hyjnë këtu për një qëllim të caktuar, për të punuar dhe ofruar më të mirën për gjithë vendin, ashtu siç ishte edhe synimi im!
Pikërisht ata pas vetes gjithnjë do lënë gjurmë.
Çdo gjë që fillon edhe përfundon! Por gjurmët e mira ngelin gjithmonë pas.
Më poshtë do të përmend disa projekte që si për mua ashtu edhe për gjithë qytetarët e kësaj Komune kanë rëndësi dhe vlerë.
-Rruga në vendbanimin Pallçisht të Poshtëm përballë pompës së benzinës “Hit Oil”, nga fillimi deri në fund do të tamponohet. Ky projekt është i fituar, mjetet janë të siguruara dhe duhet të fillojnë punimet. Këtë e realizuam NE.
-Rruga në vendbanimin Bogovinë përballë marketit “Alda” do të asfaltohet. Ky projekt është i fituar, punimet duhet të fillojnë. Këtë e realizuam NE.
-Zgjerimi i rrugës gjegjësisht asfaltimi deri te kanali për ujitje dhe rregullimi I kanalit për ujitje afër saj. Bëhet fjalë për rrugën Bogovinë-Zherovjan. Ky projekt është i fituar, punimet duhet të fillojnë. Këtë e realizuam NE.
-Rregullimi i shtratit të lumit duke nisur prej te ura te market Alda deri në fund të vendbanimit Bogovinë. Projekt i fituar, mjetet e siguruara përmes UNDP-së. Punimet duhet të fillojnë. Këtë e realizuam NE.
Bëhet fjalë për projekte të mëdha për të cilat kemi punuar ne. Për shkak të periudhës së zgjedhjeve ishim të penguar të fillojnë punimet.
Por, tashmë palës tjetër i ngelet t’i fillojnë punimet!
Me respekt,
Albon Xhemaili