Ballina Aktualitet Blerim Sejdiu: Nga kush ankohet Fatmir Izairi? Kur do mësohet ky njeri...

Blerim Sejdiu: Nga kush ankohet Fatmir Izairi? Kur do mësohet ky njeri të pranojë humbjen?

Nga Blerim Sejdiu

Të nderuar qytetarë,
Ankesa parashtrohet për vendvotimin me numer 2108/1, ku në atë vendvotim rezultati është:

▪︎ Blerim Sejdiu 99
▪︎ Fatmir Izairi 300.

Kush ka bë shtypje, sipas këtij rezultati? Apo mos vallë nuk u mjaftoi ky rezultat e keni dashur që t’i merrni 100% të votave aty?

Në vendvotimin në fjalë, nuk ka pas asnjë vërejtje nga askush. Komisioni ka qenë i përbërë me dominancë nga njerëz të BDI-së, si dhe nga partitë e tjera politike. Asnjë anëtarë nuk ka paraqitur ankesa apo vërejtje. Pra, ky procesverbal është i nëshkruar nga të gjithë anëtarët,përfshirë edhe ata të B D I-së. Edhe B D I ka pranuar se gjithçka ka rrjedhë sipas ligjit dhe nuk ka pas ankesa.

Tani përse çohet aq peshë e bëhet kaq zhurmë e panevojshme?
Edhe atë, pasi u përmbyll gjithçka e pasi nënshkruan të gjithë.
Ju lutemi mos krijoni huti, edhe ju vetë e dini se kjo përpjekje e juaj, që bëni pas zgjedhjeve është antiligjore dhe e kotë.

Qytetarët e Zhelinës dolën dhe votuan. Ata e dhanë verdiktin e vet.
Mësohuni nga kolegët e tuaj si Tetuta dhe të tjerët, të cilët e pranuan humbjen dhe uruan njëri-tjetrin për mandatin e ri.

Pasi që ju nuk vepruat kështu, kjo tregon se çfar karakteri jeni ju dhe çfar kandidati keni qenë gjatë gjithë kohës. Keni vendosur të ankoheni në Zhelinë, ku keni marrë mbi 85% të votave. Dhe nga kush drehtohet ankesa? Nga i njëjti vëzhgues i cili ka nënshkruar Procesverbalin se nuk ka vërejtje dhe se e pranon rezultatin.
Nuk fitohet me zor dhe nuk fitohet pas zgjedhjeve. Por fitohet me bindje dhe kjo duhet të reflektojë nga qytetarët ditën e zgjedhjeve.

Krejt Procesverbalet janë të nënshkruara nga të gjithë anëtarët e komisionit dhe në asnjërin procesverbal të të gjitha vendvotimeve në Komunën e Zhelinës, nuk ka pasë të paraqitur ndonjë vërejtje apo ankesë. Dhe këto materiale i kemi edhe ne. Ju jeni ankuar pasi keni parë rezultatin, se keni dalë humbës.

Mirupafshim në projektet e rradhës e në punët tona të mira, që do i shpalosim në vazhdim për qytetarët tanë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews