Ballina Aktualitet Alternativa nesër vendos nëse do të bëhet pjesë e Qeverisë

Alternativa nesër vendos nëse do të bëhet pjesë e Qeverisë

Partia Alternativa nesër në ora 18:00 do të mbledhë Kryesinë Qendrore, e cila ishte paraparë për ditën e martë (23 nëntor), por u shty për shkak të tragjedisë në Bullgari ku jetën e humbën 44 persona nga Maqedonia e Veriut.

Anëtari dhe deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi në një deklaratë për MIA bëri të ditur se Kryesia Qendrore e partisë nesër duhet t’i japë orientim Kuvendit Qendror, organit më të lartë të partisë dhe do të vendos nëse do të bëhet pjesë e Qeverisë dhe e shumicës parlamentare apo do të mbeten pjesë e bllokur opozitar.

“Besoj se në një dialog do të përballemi me të gjitha argumentet “për” dhe “kundër” dhe se do të merret një vendim i duhur”, thotë Rexhepi.

Ndër të tjera, Rexhepi thekson se nëse Alternativa vendos të bëhet pjesë e Qeverisë, kusht duhet të jetë prioriteti i programit të partisë para pozitave të pushtetit.

Kujtojmë se kryetari i Alternativës, Afrim Gashi javën e kaluar u takua me kryeministrin Zaev, ku u zyrtarizua propozimi që Alternativa të jetë pjesë e koalicionit qeveritar, i cili do të rrisë edhe shumicën në Kuvend me katër deputetë.

Artikulli paraprakAksidenti tragjik, Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut: Karburanti rezervë spekulim, 2 janë pistat
Artikulli tjetërКаде е осмиот преживеан патник од автобусот во Бугарија?