Doganierët nuk e kanë regjistruar autobusin e djegur të “Besa Trans” kur ai ka kaluar kufirin, por kanë regjistruar vetëm pasagjerët që ndodheshin në të. Kjo është konstatuar nga kontrolli i brendshëm i Drejtorisë së Doganore. Institucioni përkatës njofton se dy punonjësit që ishin në detyrë atë ditë do të pezullohen nga puna, ndërsa shefi i tyre do të gjobitet.
“Për automjetin me targa SK 0284 BA të transportuesit BESA Trans nga Shkupi, në periudhën prej datës 15.10.2020 deri më 11.11.2021 Drejtoria doganore ka regjistruar disa vendkalime nëpër vendkalimet kufitare: GCI Deve Bair, GCI Blace, GCI. Kafasa GCI Dellçevo, për lloje të ndryshme të transportit, përfshirë evidencën e numrit të Ekstraktit nga Licenca për kryerjen e transportit publik në komunikacionin rrugor ndërkombëtar – transport pa pagesë të udhëtarëve. Autenticiteti i këtyre dokumenteve të bashkangjitura do të kontrollohet shtesë nga transportuesi”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganore.
Suspendohen dy doganierë! Nuk evidentuan daljen e autobusit të aksidentuar
Nga Dogana e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se kanë suspenduar dy doganierë, pasi të njëjtit nuk kanë evidentuar daljen e autobusit të aksidentuar në Bullgari, shkruan TV21. Nga ky institucion thonë se doganierët kanë shkelur nenin 49 të Ligjit për Transportin Rrugor.
“Nga konstatimet fillestare nga kontrolli i brendshëm rezulton se me datë 18.11.2021, doganierët nuk kanë evidentuar në mënyrë elektronike daljen e automjetit me targa SK0284BA të transportuesit BESA Trans nga Shkupi, është bërë vetëm verifikimi i listës së regjistruar për transport të udhëtarëve”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Doganës.
Autoritete doganore njoftojnë se përveç suspendimit të dy doganierëve, do pësojnë masa sanksionuese edhe për udhëheqësin e tyre.
“Për parregullsitë e konstatuara në aksionin e deritanishëm, për dy doganierë të cilët kanë qenë në detyrë në momentin e daljes së mjetit nga vendi do të merren masa e suspendimit nga vendi i punës, ndërsa për drejtuesin e tyre do të vijojë masa e sanksionit”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Drejtoria e doganave sonte njoftoi se pas kontrolleve të kryera, është vërtetuar se autobusi i “Besa Trans”, i cili u djeg në aksidentin tragjik në Bullgari nuk është evidentuar. Për këtë shkak dy doganierë janë suspenduar.
Në lidhje me informatat të cilat janë shpalosur në opinion në kuadër të kompetencave të Drejtorisë së Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë kontrollit për hyrje dhe dalje të automjeteve dhe transportuesve të cilët kryejnë transport ndërkombëtar të lirë të udhëtarevë, si dhe veprimi në rastin konkret, ju informojmë:
Në bazë të nenit 49 të Ligjin për transportin rrugor, me rastin e kryerjes së transportit të lirë të udhëtarevë në komunikacionin ndërkombëtar rrugor, në varësi të llojit të transportit, transportuesi duhet të ketë: certifikatën e licencës, autorizim rrugor në origjinal, listë evidentuese për transport të udhëtarëve, marrëveshje të nënshkruar mes transportuesit dhe porositësit të shërbimit dhe listë të udhëtimit të plotësuar në mënyrë të duhur dhe të saktë të formularit të përcaktuar, të nënshkruar dhe verifikuar nga transportuesi dhe të verifikuar nga shërbimet kompetente doganore.
Në bazë të këtyre dokumenteve, Drejtoria Doganore e evidenton transportin edhe atë në hyrje apo dalje gjatë kalimit të parë apo të dytë të automjetit përmes vendkalimit kufitar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, varësisht nga relacioni i transportit.
Për automjetin me tabela të regjistrimit SK 0284 BA të transportuesit Besa Trans nga Shkup, në periudhën prej 15.10.2020 deri në 11.11.2021, Drejtoria Doganore ka evidentuar më shumë kalime, përmes vendkalimeve kufitare Deve Bair, Bllacë, Qafëthanë dhe Dellçevë, për lloje të ndryshme të transportit, përfshirë edhe evidencë të numrit të certifikatës së licencës për kryerje të transportit publik në trafikun rrugor ndërkombëtar – transport të lirë të udhëtarëve.
Për parrëgullësitë e vërtetuara deri më tani, për dy doganierë të cilët kanë qenë në ndërrim kur automjeti ka dalë nga shteti, do të ndërmerren masa suspendim nga vendi i punës, ndërsa për përgjegjësin e tyre do të vijojë masa për sanksionim”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë Doganore.
Ndryshe dje një autobus i “Besa Trans” u aksidentua në autostradën “Struma” në Bullgari, ku si pasojë humbën jetën 45 persona, ndërsa 7 të tjera janë lënduar. /SHENJA/
“Besa Trans-it” i merret licenca e punës
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ka njoftuar se pas të dhënave zyrtare të dorëzuara nga Ministria e Punëve të Brendshme që kanë të bëjnë me autobusin e djegur me tabela SK-0884-BA në pronësi të firmës “Besa Trans BTB”, ministria ka vërtetuar se për automjetin e përmendur nuk është dhënë licencë për transportim ndërkombëtar të udhëtarëve dhe as ndonjë lloj tjetër të transportimit të udhëtarëve.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se nuk është evidentuar në evidencën elektronike të licencave të dhëna për kryerjen e transportimit të brendshëm ose ndërkombëtar të udhëtarëve që e udhëheq Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, njofton SHENJA.
Nga kjo ministri gjithashtu bëjnë me dije se autobusi i djegur nuk ishte i licencuar për transport ndërkombëtar.
“Në pajtim me nenin 12 të Ligjit për transport rrugor dhe për shkak të mungesave që janë vërtetuar nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe me qëllim që të parandalohet ndonjë veprim tjetër nga firma që do të mund të nxisë pasoja negative, firmës “Besa Trans BTB” i merret licenca për punës, përkatësisht ndalesa për kryerjen e veprimtarisë”, thonë nga kjo ministri.
Firma është e obliguar që menjëherë ta deponojë licencën për transportimin ndërkombëtar të udhëtarëve dhe certifikatat për licencë për transportimin ndërkombëtar të udhëtarëve në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.
Ndryshe, Qeveria në mbledhjen e fundit ka obliguar Inspektoratin Shtetëror të kryej kontroll të jashtëzakonshëm në firmën “Besa Trans”. /SHENJA/
Benjamin Idriz: Tragjedia e autobusit: Krim i madh dhe mëkat i pafalshëm i pronarit e jo dëshira e Zotit
Lidhur me fatkeqësinë në të cilën humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduan, ka reaguar edhe imami i famshëm nga Shkupi, që jeton dhe vepron në Gjermani, Benjamin Idriz. Ai në një postim në rrjetin social facebook, ka thënë se faji duhet të kërkohet te përgjegjësit e jo qështja të shihet si dëshirë e Zotit.
Në vijim mund ta lexoni postimin e plotë të imamit
Tragjedia e aksidentit, i cili ndodhi në Bullgari, ku humbën jetën 46 të pafajshëm në mënyrë dramatike dhe të tmerrshme, është një çështje për të cilin duhet të diskutojmë edhe në aspektin fetar, moral, etik dhe shoqëror.
Në fillim dua të jem i rreptë. Kjo tragjedi nuk është si pasojë e caktimit dhe dëshirës së Zotit. Zoti, të cilit i besojmë paluhatshëm së është i Mëshirshëm, se nuk dëshiron që krijesat e Tij të digjen në zjarr në mënyrë të pamëshirshme. Zoti është ai i cili njeriut jep jetë dhe Ai ia merr jetën, por ky proces gjendet në suaza humane dhe nuk del jashtë qarkut të mëshirës, rahmetit dhe bamirësisë së Tij. Falë Zotit, Mëshirëbërësit!
Prandaj shtrohet pyetja se kush është tani shkaktari dhe fajtori i tragjedisë? Vetë Kur’ani përgjigjet: “Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja të këqija” (42:30).
Njerëzit që e humbën jetën në këtë tragjedi janë viktima të një krimi. Ata ranë viktima si pasojë e një tregtie të pamoralshme. Pronari, si dhe punëtorët e agjencisë “Besa trans” kanë shkaktuar humbjen e jetës së fëmijëve, të rinjve, burrave dhe grave, të cilët ishin krejt të pafajshëm nga pasioni i pronarëve të agjencisë.
Për të fituar ca lekë më shumë, në mënyre ilegale dhe cinike, kanë shkaktuar humbjen e jetës së njerëzve në moshën më të mirë. Ata janë vrasës, kriminelë, barbarë dhe nuk janë njerëz. Ata janë pa besim dhe pa besë. Të gjithë ata që e udhëheqin këtë kompani, si edhe dhe ata që kanë lejuar që autobusi të qarkullojë në atë gjendje, do të dalin para Zotit si katila (vrasës)!
Të tillë janë jo vetëm ata që e mbajnë përgjegjësinë, por edhe pushteti, i cili nuk i mbikëqyrë dhe nuk i dënon kriminelët, kontrabanduesit dhe të korruptuarit. Përgjegjës do të jenë edhe ato agjenci, që as në të ardhmen nuk do të ndërmarrin masa për t’i dhënë fund tregtisë ilegale dhe do të vazhdojnë njësoj si deri tani.
Detyrimi i hoxhallarëve në këto ditë të vështira për familjarët është që t’u japin atyre gajret, moral dhe shpresë. Por, hoxhallarët e kanë edhe një detyrim – të flasin guximshëm për krimin dhe kriminelët, të tregojnë se posedimi i emrit mysliman, që e mbajnë përgjegjësit e veprave të ligëta, nuk do t’i shpëtojë ata nga dënimi i Zotit: “Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e skamnorëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e xhehennemit.” (4:10).
Të flasin për fitimin hallall dhe për rrezikun e ryshfetit, krimit dhe korrupsionit më shumë sesa për namazin. Të flasin më shumë për abuzimin e detyrës zyrtare e të detyrës së besuar në pushtet e në drejtimi e kompanive.
Pa dyshim se viktimat janë lulet e xhennetit dhe do të jenë në nivelet më të lartë bashkë me familjarët që do ta mbajnë në zemrat e tyre flakën e dhimbjes. Në xhennet do të mbarojë dhimbja e tyre dhe aty do të fillojë lumturia e amshueshme.
Ndërkaq, pa dyshim që shkaktarët e incidentit do të jenë drunjtë e xhehenemit. Aty do të mbarojë lumturia e fitimit nga tregtia ilegale dhe aty do të fillojë dhimbja e amshueshme!