Kompania “Besa Trans –Shkup” ka reaguar përmes një komunikate në lidhje me pretendimet se në autobusin e aksidentuar në Bullgari ka pasur karburant i cili është kontrabanduar, përcjell TV21. Nga kjo kompani apelojnë që mos të spekulohet, por të priten përfundimet nga procesi i hetimit zyrtar.
“Si agjension njoftojmë të gjithë opinionin, familjarët e të të ndjerëve dhe të lënduarve nga rasti tragjik, se autobusi në asnjë mënyrë nuk ka pasur bagazh për kontrabandë me benzinë, naftë apo mjete piroteknike, të gjitha këto spekulime shërbejnë për qëllime keqdashëse duke u munduar që palë të caktuara të shfrytëzojnë nga tragjedia e ndodhur, kapaciteti total i autobusit ka qenë 450-500 litra naftë për shfrytëzim të vetë autobusit, dhe në asnjë mënyrë nuk ka pasur rezervuar rezervë për qëllime kontrabanduese, edhe njëherë lusim mediat që mos i përdorin këto dezinformata që edhe më shumë t’i lëndojnë familjarët, por edhe që bëhet pengesë për procesin e hetuesisë e cila u njoftua edhe zyrtarisht, detajet më të hollësishme i presim nga procesi hetues”, thuhet në reagimin e Besa Trans-Shkup.