Zyrtarisht 16 persona nga Çairi i Shkupit e kanë humbur jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.
Por, kryetari i Çairit Visar Ganiu tha në një intervistë për Rubikonin në Klan Kosova se numri i viktimave nga kjo komunë është më i madh.
Ganiu theksoi se ka persona që banojnë në këtë komunë por adresat i kanë në komunat e tjera.
“Po ne zyrtarisht jemi informuar se 16 persona që jetojnë në komunën e Çairit e kanë humbur jetën në tragjedinë në Bullgari. Por, ka edhe banorë që jetojnë me vite në komunën tonë por që adresat i kanë në komunat tjera. Numri është edhe mbi 20 qytetarë të komunës së Çairit”.
“Unë herët kam qenë në komunikim me zëvendësministrin e Brendshëm dhe kemi kërkuar listën e atyre që kanë qenë brenda autobusit”.
Si pasojë e aksidentimit të autobusit që shkonte nga Stambolli për në Shkup, humbën jetën 46 persona.
https://youtu.be/auni2hFMOrs