Ballina Aktualitet Edhe në botën tjetër bashkë, çifti shqiptar humb jetën në aksidentin tragjik...

Edhe në botën tjetër bashkë, çifti shqiptar humb jetën në aksidentin tragjik në Bullgari (Fotot)

Dy prej viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari sot janë çifti shqiptar Gazmend Ukali me të fejuarën Albina Beluli.

Gazmend Ukali, festoi ditëlindjen e tij të 27-të dhe të fundit me 23-vjeçaren Albina Beluli, në Stamboll, para se të përfshiheshin në aksidentin tragjik që u mori jetën teksa po ktheheshin të relaksuar nga pushimet.

Gazmendi nga Kërçova dhe Albina nga Tetova ishin në mesin e 46 viktimave të konfirmuara nga aksidenti.

Gazmendi ishte pjesë e zyrës së kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ndërsa ishte ky i fundit i cili e konfirmoi vdekjen e të riut, duke shprehur edhe keqardhjen e thellë për këtë tragjedi të madhe.

Ukali ishte anëtar i Këshillit Rinor të Komunës së Kërçovës në vitin 2015.

Gazmend Ukali, 27 vjeç, nga Kërçova dhe e fejuara e tij Albina Belluli, 23 vjeçe nga Tetova, ishin në mesin e viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm, kur një autobus u përfshi nga flakët në autostradën Struma të Bullgarisë, duke lënë të vdekur 45 persona.

Gazmendi ishte pjesë e zyrës së kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ndërsa të premten festoi ditëlindjen e 27-të me të fejuarën e tij në Stamboll.

Informacionin për vdekjen e Gazmendit në një bisedë telefonike për Telma e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, i cili ka shprehur keqardhjen e thellë për këtë tragjedi të madhe. Ukali ishte anëtar i Këshillit Rinor të Komunës së Kërçovës në vitin 2015. /Alsat

@tn.lajmelokale
@tetovanews