Ballina Shëndeti Katër arsye pse duhet të pini ҫdo ditë uthull molle

Katër arsye pse duhet të pini ҫdo ditë uthull molle

Uthulla e mollës ka edhe shumë përfitime të tjera por për disa prej tyre duhet të ketë edhe prova shkencore.

Të gjithë e dinë tashmë sa e rëndësishme është uthulla e mollës për lëkurën dhe për flokët, por nëse nuk e keni ditur më parë, uthulla është shumë e rëndësishme edhe për shëndetin. Mund të shijojë pak çuditshëm në fillim, por të mirat që ofron janë të pakrahasueshme.

1. Ndihmon tretjen: Uthulla e mollës “ndihmon tretjen duke stimuluar gjëndrat e pështymës në gojë”,- thotë Patricia Bragg, përfaqësuese e N.A. Ph.D. Po ashtu, ajo rrit sasinë e acidit në stomak – dhe kjo është gjë e mirë, sepse ushqimet nuk mund të treten plotësisht, nëse sasia e acidit në stomak nuk është e mjaftueshme.

2. Qetëson dhimbjet e fytit: Të pish pak uthull molle ndihmon për të balancuar nivelin e pehashit në fyt. Uthulla vret bakteret, pastron gëlbazën, duke e bërë frymëmarrjen më të lehtë.

3. Ul kolesterolin. Një studim i vitit 2006 ka provuar se acidi acetik në uthullën e mollës ul në mënyrë të ndjeshme kolesterolin dhe i mban trigliceridet në nivelin e duhur. Pirja e dy lugëve uthull molle çdo ditë do të të ndihmojë për të mbajtur në nivele të kënaqshme kolesterolin.

4. Stabilizon nivelin e sheqerit në gjak: Uthulla e mollës është një përbërës ideal për të gjithë të prekurit me diabet. Edhe për këtë fakt janë kryer një sërë studimesh, të cilat kanë arritur në një përfundim – uthulla e mollës ul nivelet e glukozës, nëse pihet pasi të kesh konsumuar një vakt. Po ashtu, thuhet se mban nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak në mëngjes, nëse e pi në darkë para gjumit.

Uthulla e mollës ka edhe shumë përfitime të tjera (si humbja e peshës), por për disa prej tyre duhet të ketë edhe prova shkencore.

Nëse fillon të shtosh uthullën e mollës në ditën e përditshme, është mirë që fillimisht të pyesësh mjekun. Rekomandohet edhe hollimi i uthullës me ujë, për shkak se ajo përmban shumë acid që mund të ndikojë edhe në prishjen e smaltit të dhëmbëve.

Përziej një deri në dy lugë gjelle uthull organike me ujë. Kësaj përzierjeje mund t’i shtosh edhe pak mjaltë për ta bërë shijen e saj pak më të ëmbël.

Uthulla e mollës është fantastike, shëron 19 sëmundje

Nga diarreja dhe kollitja, humbja e peshës dhe parandalimi i tensionit të lartë…uthulla e mollës konsiderohet mrekulli për shërimin e shumë sëmundjeve.

Ajo ka përfitime të mëdha shëndetësore, por ka rëndësi të madhe edhe në dukjen tuaj, shkruan portali arbresh.info

Ja disa nga problemet që mund t’i tejkaloni duke përdorur uthull molle.

Rënia e flokëve

Nëse keni problem me rënien e flokëve, uthulla e mollës mund të ju ndihmojë. Është shumë ushqyese dhe rregullon pH e lëkurës së kokës. Gjithashtu forcon flokët dhe largon qelizat e vdekura që mund të parandalojnë në rritjen e flokëve.

Astma

Nëse keni probleme me frymarrja, është e rëndësishme të përdorni medikamentet që ju përcakton mjeku, por për të trajtuar një problem të tillë ju mund të përdorni edhe uthullën e mollës.

Kolla

Kolla e thatë është shumë irrituese. Nëse jeni duke kërkuar për një trajtim natyral, uthulla e mollësh është zgjidhja e duhur.

Diarre

Uthulla e mollës konsiderohet një një ilaç i shkëlqyeshëm për diarre. Ajo vepron si një antiseptik dhe vret bakteriet që shkaktojnë diarre. Rekomandohet një lugë e madhe uthull të përzihet me 25ml ujë dhe të pihet tri herë në ditë.

Pagjumësia

Nëse nuk mund të flini, pini një lugë uthull molle të përzier me 250ml ujë. Më pas do të shikoni ndryshimet.

Marrëmendja

Përvoja ka treguar se uthulla e mollës mund të ndihmojë për të trajtuar marrëmendjen. Besohet se uthulla e mollës ndikon në presionin e gjakut dhe ul nivelin e sheqerit në gjak.

Infeksionet e veshit

Përzieni pak uthull, alkool dhe ujë dhe me një copë pambuku vendosni atë në vesh. Lëreni të qëndrojë për 5 minuta.

Sytë e lodhur

Nëse keni problem me sytë, konsumoni 3 herë në ditë një përzierje me dy lugë uthull, dy lugë mjaltë dhe 250ml ujë.

Dhimbje koke

Uthulla e mollës për shkak të përbërësve që ka largon dhimbjen e kokën dhe lehtëson migrenën. Provoni dhe shikoni se sa shpejt funksionon.

Artriti

Uthulla e mollës në kombinim me mjaltin mund të përdoret si medikament natyal për të trajtuar artritin. Mund të aplikohet direkt në nyjë ose të pihet 3 herë në ditë.

Lodhja

Nëse keni problem me lodhjen kronike, kjo do të thotë se trupi juaj është duke kërkuar vëmendje. Përzieni një filxhan mjaltë me 3 lugë uthull molle dhe konsumoni këtë përierje para gjumit. Përsëriteni për disa netë rresht.

Helmimi

Uthulla e mollës vret bakteriet dhe vepron si qetësues në lëvizjen e zorrëve. Ajo mënjëherë do t’ju jap lehtësim nëse rast të helmimit nga ushqimet. Mjafton të përzieni dy lugë uthull molle më një gotë ujë të ngrohtë dhe pijeni para ngrënies.

Urthi

Mushti i mollës në mënyrë të natyrshme ndihmon në tretje, kështuqë mund t’ju ndihmojë edhe me problemin e urthit. Një lugë çaji uthull molle rregullon këtë problem.

Presioni i lartë i gjakut

Nëse keni ndonjë problem me presionin e lartë të gjakut, rekomandohet që të pini lugë uthul molle me 250ml ujë. Konsumoni 3 deri 4 herë në ditë.

Veshkat dhe infeksioni në fshikëz

Konsumimi i uthullës së mollës do të ndihmojë në parandalimin e sëmndjeve të veshkave dhe infeksioneve të traktit tuaj urinar.

Menstruacionet

Mushti i mollës ndihmon në rregullimin e ciklit menstrual dhe parandalon gjakderdhjen e tepruar. Pini dy lugë uthull molle të përzier me një gotë ujë dhe trajtoni këtë problem.

Humbja e peshës

Nëse dëshironi që të hiqni qafe kilogramët e tepër, rekomandohet që të pini dy lugë të vogla uthull molle me një gotë për çdo mëngjes.

Irritime në hundë

Mushti i mollës parandalon infeksionet e hundës, të cilat shkaktojnë bezdi dhe krijojnë kruarje.

Zbardhja e dhëmbëve

Uthulla e mollës konsiderohet si produkt i duhur për zbardhjen e dhëmbëve. Përzieni një lugë uthull molle me një gotë ujë dhe përdoreni për të shpërlarë gojën.