Ballina Aktualitet Deçan – Të dhënat zyrtare thonë se janë 3 të vdekur dhe...

Deçan – Të dhënat zyrtare thonë se janë 3 të vdekur dhe një i plagosur (VIDEO)

Një autobus që transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan, diku në mes të fshatit Shaptej dhe Gllogjan, është sulmuar nga të paktën një person i maskuar, ku si rezultat kanë vdekur 3 persona dhe një është plagosur.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, i cili tha se zyrtarisht tre persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Të vrarët janë dy nxënës, djalë dhe vajzë të moshës së re dhe shoferi i autobusit.

“Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri”, tha Nikçi për Express.

Nuk dihet ende autori e as motivet e sulmit që tronditi Deçanin mbrëmjen e së premtes.

Lidhur me tragjedinë kanë reaguar eksponentë nga skena politike duke përfshirë edhe presidenten e shtetit, Vjosa Osmanin.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe ky rast duhet të zbardhet sa më parë.

“Ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet”. “Ky rast duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët duhet të përballen me drejtësinë

Artikulli paraprakTragjedia në Gllogjan, reagon Konjufca: Sa më parë të zbulohen autorët e krimit
Artikulli tjetërKatër arsye pse duhet të pini ҫdo ditë uthull molle