Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së në mbledhjen që realizoi sot e ka shqyrtuar situatën aktuale politike në vend pas fitores së kësaj partie në zgjedhjet lokale.
Sipas anëtarit të KE-së së VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki është përfunduar se zgjidhja më e mirë për dalje nga kriza politike në shtet është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sepse me LSDM-në nuk mund të ketë Qeveri të re, por vetëm vazhdimësi të krizës politike në vend.
Në këtë mbledhje është vendosur që më 12 dhjetor të mbahet kongresi partiak, në të cilin pritet që lideri aktual, Hristijan Mickoski të jetë kandidati i vetëm për kryetar të partisë.
Njëashtu është vendosur që deputetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së të sillen me konstruktivitet në Kuvend, veçanërisht në miratimin e buxhetit shtetëror, pasi siç tha Kovaçki, “buxheti nuk miratohet për Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë dhe Bashkimin Demokratik për Integrim, por për qytetarët e Maqedonisë”./TV21