Në paraqitjen para mediave të prokurorëve bullgarë, është dhënë një variant tjetër dhe i padëgjuar deri më tani për aksidentin tragjik në Bullgari.
Prokurorja tha se në vendngjarje kanë numëruar 44 trupa të pajetë, ndërkaq një i mbijetuar i ri u ka deklaruar se ka shpëtuar 8 persona. Ndërsa në Spital të shtrirë janë 7 pacientë, derisa në autobus kanë qenë 52 udhëtarë.
“Shqyrtohet mundësia që një nga udhëtarët të ketë zbritur dhe ka hipur në autobus tjetër në bazë të listët se në autobus ka pasur 52 udhëtarë”, tha prokurorja.
Ajo është përlotur gjatë paraqitjes para mediave, pasi informacionin se janë shpëtuar 8 persona e ka marrë nga i mbijetuari i moshës së re, siç tha ajo, të moshës së njëjtë me të birin e saj.
“Unë i thash atij ti je hero, sepse ke arritur të shpëtosh 7 persona. Ai më tha, jo, unë kam shpëtuar 8 persona.”
https://youtu.be/ZRgSKjnrxog
Prokuroria e Bullgarisë sot në paraqitjen para mediave i publikoi gjetjet e para nga hetimi i aksidentit tragjik të 23 nëntorit ku humbën jetën 44 persona dhe u lënduan 7 të tjerë.
Në këtë paraqitje para mediave, është publikuar një variant i padëgjuar deri më tani, se të mbijetuar janë 8 persona e ndërkaq të vdekur janë 44 persona, transmeton TV21.
Kjo, bazuar në deklaratën e një të mbijetuari, që thotë se “ka shpëtuar 8 persona”, ndërkaq në spital për momentin janë të shtrirë 7 persona. Hetohet për një person tjetër, pasi në autobus thuhet se kanë qenë 52 udhëtarë.
Sa i takon viktimave, thonë se ata kanë humbur jetën nga ngufatja.
Zëvendësi prokurorit publik të Bullgarisë, Borisllav Sarafov thotë se në mushkëritë e bardha janë vërejtur gjurmë të tymit.
Ai tha se deri më tani janë marrë në pyetje dy dëshmitarë, gjegjësisht udhëtarë në autobus të cilët kanë qenë të zgjuar në momentin e aksidentit.
Fatkeqësia ka ndodhur më 23 nëntor në autostradën “Struma”, kur autobusi i kompanisë “Besa Trans” Shkup duke u kthyer nga Turqia ka marrë flakë.
Në rrjedhë është hetimi i organeve të hetuesisë dhe identifikimi i viktimave./TV21
Zëvendëskryeprokurori Borislav Sarafov ka deklaruar sot se sipas ekspertizës mjeko-ligjore, të gjitha viktimat e aksidentit në Bullgari, kanë vdekur nga zjarri, raporton Express.
“Të gjitha viktimat në autobusin e aksidentuar kanë vdekur si pasojë e asfiksisë nga zjarri, e jo nga lëndimet nga aksidenti, sipas të dhënave të ekspertizës mjeko-ligjore të caktuar nga hetimi, njoftoi sot zëvendëskryeprokurori Borislav Sarafov”, raporton mediumi bullgar Dnevnik.
Autobusi, i regjistruar në Maqedoninë e Veriut, është përfshirë nga flakët në një autostradë, në jugperëndim të Sofjes, mëngjesin e 23 nëntorit.
Hetimet për shkakun e zjarrit kanë nisur. Në mesin e viktimave janë gjithsej 12 fëmijë, përfshirë du vëllezër binjakë nga 4 vjeç.
Shumica e udhëtarëve ishin turistë që ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll të Turqisë. Shtatë persona kanë shpëtuar dhe janë dërguar me djegie në spital.
Maqedonia e Veriut ka shpallur tri ditë zie për viktimat. Ditë zie kanë shpallur edhe Kosova dhe Bullgaria./Gazeta Express
Prokurori bullgar hedh poshtë versionin për bidona me karburant
Hetuesit bullgarë i hedhin poshtë kategorikisht spekulimet se në autobusin e djegur është transportuar benzinë ose naftë, theksoi në konferencën e sotme prokurori bullgar Borislav Sarafov.
“Po përhapen informacione se në autobus po transportoheshin derivate të karburantit, benzinës dhe dizelit dhe se këto kanë qenë arsyet e zjarrit. Ai version është hetuar, por kategorikisht e hedhim poshtë si të pabazë. Tre bidon u gjetën në vend, që përmbanin vetëm mbetje vaji. Nuk ishin të mbushur dhe as të djegur. Rrjedhimisht, zjarri nuk është shkaktuar nga ata”, tha Sarafov.
Tragjedia në Bullgari: Kjo ekspertizë do të bëhet për të gjithë rastin
Hetuesit bullgarë kanë punësuar autoekspertët më të mirë për të kryer ekspertizën autoteknike, si dhe ekspertë të zjarrit të cilët do të duhet të përcaktojnë shkakun e zjarrit dhe intensitetin e tij, tha zëvendësprokurori bullgar Borislav Sarafov, shkruan Alsat.
“Është caktuar një ekspertizë komplekse mjekësore, autoteknike dhe piroteknike, e cila do t’i përgjigjet pyetjes kyçe – pse autobusi doli nga trajektorja e rrugës, ndodhi zjarri intensiv dhe një rezultat i tillë vdekjeprurës”, tha Sarafov./ Alsat.mk
Prokurori bullgar paraqet dyshimin më të madh për aksidentin tragjik
Ka filluar konferenca e Prokurorisë bullgare për hetimin e tragjedisë që la të vdekur 45 persona, që ishin në autobusin “Besa Trans”, shkruan Alsat.
Sipas zëvendëskryeprokurori Borislav Sarafov, deri tani, dyshimi më i madh është gabimi njerëzor, sinjalizim i dobët.
“Do bëhet ekspertizë nga ekspertt e teknik për defektet e autobusit”, ka thënë ai./ Alsat.mk
Sarafov: Nuk ka pasur shpërthim
Prokurori bullgar, Borislav Sarafov, në konferencën e parë për shtyp pas tragjedisë në Strumë tha se informacionet fillestare tregojnë se ndoshta ka qenë një gabim njerëzor që është shkaktuar nga shenjat e papërshtatshme në autostradë.
“Bankina në të cilën është përplasur autobusi, jo vetëm që është e panevojshme, por edhe e rrezikshme. Nuk ka pasur shpërthim, por ajo që kanë dëgjuar ata që kanë qenë aty pranë është përplasja, përplasja e fortë e autobusit në trotuarin në anën e djathtë, që thashë se nuk e ka vendin aty. Nuk ka pasur shpërthim,” tha Sarafov.
Prokurori Sarafov tregoi se çfarë e shkaktoi vdekjen e 45 personave në autobus
Autopsitë kanë përfunduar dhe të gjitha tregojnë se personat kanë vdekur si pasojë e mbytjes nga zjarri, e jo nga lëndimet e marra nga përplasja apo shpërthimi, tha në konferencën e sotme për media zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov, shkruan Alsat.
“Gjurmë tymi u gjetën në mushkëritë e tyre, që do të thotë se ata ishin gjallë në momentin e zjarrit”, tha Sarafov.
Sipas tij, deri më tani janë marrë në pyetje dy dëshmitarë, pasagjerë në autobus të cilët kanë qenë të zgjuar në momentin e ngjarjes.
“Të dy japin informacion objektiv, të marrë në pyetje në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, deklaratat e tyre përputhen dhe ne i konsiderojmë ato absolutisht të besueshme”, tha ai, duke shtuar se bisedimet janë duke u zhvilluar aktualisht me dy pacientë të tjerë të shtruar në spital.
Aksidenti ka ndodhur të martën në autostradën “Struma” kur autobusi i transportuesit “Besa Trans” që kthehej nga Stambolli ka marrë flakë. Po vijon hetimi nga autoritetet hetimore dhe identifikimi i viktimave, i cili pritet të përfundojë pas shtatë ditësh./ Alsat.mk
Prokuroria tregon se janë gjetur 44 trupa të djegur
Zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov, ka thënë, se 44 trupa të djegur janë gjetur në autobus, e jo 45 siç është raportuar deri tani, shkruan Alsat.
Ai po ashtu ka bërë me dije, se sipas të mbijetuarve ka pasur 8 që kanë shpëtuar, kurse në spital janë duke u kuruar vetëm 7 të lënduar.
“Janë gjetur 44 trupa të djegur. Sipas të mbijetuarve ka pasur 8 të mbijetuar, kurse në spital janë duke u kuruar vetëm 7 të lënduar”, tha ai./ Alsat.mk
Sarafov: Nuk ka asnjë dëshmitarë okularë të ngjarjes
Prokurori Sarafov theksoi se sheh shumë spekulime përfshi edhe atë me çështjen e dëshmitarëve okularë. Sipas tij nuk ka asnjë dëshmitar okular të ngjarjes.
-“Fillimisht janë marrë në pyetje dy nga pasagjerët e autobusit, të cilët ishin zgjuar në momentin e aksidentit. Të dy japin informacion objektiv, shqyrtohen individualisht dhe deklaratat e tyre përputhen, prandaj ne i konsiderojmë ato si jashtëzakonisht të sakta. Dy të tjerë që janë në spital sot do të merren në pyetje, tha Sarafov.