Themeluesi dhe CEO i Amazon, Jeff Bezos, ka deklaruar në një të ardhme, hapësirë do të jetë vendbanimi i njerëzve, ndërsa Tokën do ta vizitojnë për pushime.
Miliarderi i njohur ka thënë se në shekujt që vijnë njerëzimi do të lindë në hapësirë dhe do të jetojnë po aty.
“Gjatë shekujve, shumë njerëz do të lindin në hapësirë, ajo do të jetë shtëpia e tyre e parë. Njerëzit do të lindin në koloni, do të jetojnë të kolonializuar, pastaj do të vijnë për vizitë në Tokë”, është shprehur Bezos.
Parashikimi i tij u bë gjatë një bisede të mbajtur në Katedralen e Uashingtonit, derisa ai ka theksuar se vend për jetesë në hapësirë do të ketë edhe për kafshët./abcnews.al