Ballina Kronika Tetovë – Tentuan të vrasin prokurorin, vendimi që merret për të dyshuarit

Tetovë – Tentuan të vrasin prokurorin, vendimi që merret për të dyshuarit

Tre persona dy të rritur dhe një i mitur, dyshohen se kanë tentuar të vrasin një prokuror nga Gostivari. Prokuroria Themelore në Tetovë ka nisur hetim ndaj tyre.

Ndaj dy bashkëpunëtorëve të moshës madhore do të zhvillohet procedurë hetimore dhe me propozim të prokurorit, Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Për të miturin procedura do të zhvillohet sipas ligjit për drejtësi për fëmijë. Hetimet janë duke u ndërmarrë nga Prokuroria e Tetovës për të siguruar paanshmëri, pasi i dëmtuari është prokuror publik në Prokurorinë Themelore Publike të Gostivarit.

Prokuroria e Tetovës:

Tentim vrasja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 21 nëntorit, kur bashkëpunëtorët e dyshuar së bashku me një të mitur 17-vjeçar tentuan ta vrasin me dashje prokurorin publik. Të tre, ndaj të cilëve tani ka nisur procedura, e kanë goditur prokurorin, ndërsa i mituri e ka goditur me thikë pas shpine”.

Prokuroria sqaron se prokurori ka nxjerrë pistoletën që e ka pas me leje dhe ka qëlluar në ajër, në momenti që ka parë se dhunuesit kanë dash ta vrasin.

Ngjarja ndodhi të dielën në orën 05:30 në fshatin Çegran të Gostivarit kur Prokurori nga Forina po lëvizte me makinë së bashku më një të afërm të tij rrugës së fshatit Çegran. Njëri prej të dyshuarve ka ndaluar me makinë në mes të rrugës në afërsi të shtëpisë së të dyshuarit tjetër, ndërsa prokurori i ka dhënë shenja me drita që të largohen nga rruga. Pasi prokurori ka kaluar me makinë, të dyshuarit e kanë ndjekur me makinën e tyre dhe në momentin që ai është ndalur se pari e kanë fyer e më pas ka nisur përleshja.

Prokurori është jashtë rrezikut për jetë dhe është nën kujdesin mjekësor në klinikat e Shkupit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews