Drejtoria e doganave dje njoftoi se pas kontrolleve të kryera, është vërtetuar se autobusi i “Besa Trans”, i cili u djeg në aksidentin tragjik në Bullgari nuk është evidentuar. Për këtë shkak dy doganierë janë suspenduar.
Në lidhje me informatat të cilat janë shpalosur në opinion në kuadër të kompetencave të Drejtorisë së Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë kontrollit për hyrje dhe dalje të automjeteve dhe transportuesve të cilët kryejnë transport ndërkombëtar të lirë të udhëtarevë, si dhe veprimi në rastin konkret, ju informojmë:
Në bazë të nenit 49 të Ligjin për transportin rrugor, me rastin e kryerjes së transportit të lirë të udhëtarevë në komunikacionin ndërkombëtar rrugor, në varësi të llojit të transportit, transportuesi duhet të ketë: certifikatën e licencës, autorizim rrugor në origjinal, listë evidentuese për transport të udhëtarëve, marrëveshje të nënshkruar mes transportuesit dhe porositësit të shërbimit dhe listë të udhëtimit të plotësuar në mënyrë të duhur dhe të saktë të formularit të përcaktuar, të nënshkruar dhe verifikuar nga transportuesi dhe të verifikuar nga shërbimet kompetente doganore.
Në bazë të këtyre dokumenteve, Drejtoria Doganore e evidenton transportin edhe atë në hyrje apo dalje gjatë kalimit të parë apo të dytë të automjetit përmes vendkalimit kufitar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, varësisht nga relacioni i transportit.
Për automjetin me tabela të regjistrimit SK 0284 BA të transportuesit Besa Trans nga Shkup, në periudhën prej 15.10.2020 deri në 11.11.2021, Drejtoria Doganore ka evidentuar më shumë kalime, përmes vendkalimeve kufitare Deve Bair, Bllacë, Qafëthanë dhe Dellçevë, për lloje të ndryshme të transportit, përfshirë edhe evidencë të numrit të certifikatës së licencës për kryerje të transportit publik në trafikun rrugor ndërkombëtar – transport të lirë të udhëtarëve.
Për parrëgullësitë e vërtetuara deri më tani, për dy doganierë të cilët kanë qenë në ndërrim kur automjeti ka dalë nga shteti, do të ndërmerren masa suspendim nga vendi i punës, ndërsa për përgjegjësin e tyre do të vijojë masa për sanksionim”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë Doganore.