Ballina Aktualitet Tragjedia në Bullgari/ Flet djali i një prej shoferëve të autobusit: Babai...

Tragjedia në Bullgari/ Flet djali i një prej shoferëve të autobusit: Babai nuk ishte në timon, u gjet në kabinën e fjetjes

Ngjarja e rëndë që ndodhi në Bullgari i tronditi të gjithë pasi humbën jetën 44 pasagjerë në autobusin që shpërtheu në flakë teksa po kthehej nga Stambolli drejt Maqedonisë së Veriut.

Shoferi i dytë i autobusit të djegur në autostradën e Strumës quhet Kadri Memedi. Djali i tij, Besari, foli për BNT duke thënë se trupi i të atit u gjet në repartin e fjetjes, një vend i dedikuar për pushimin e shoferëve të autobusave që bëjnë linja të gjata. Sipas tij, i ati nuk ishte në timon gjatë rrugës së kthimit, por mbetet për tu konfirmuar.

Ai udhëtoi me urgjencë drejt Bullgarisë për të identifikuar trupin e të atit, ndërsa tregon se Kadriu kishte më shumë se 20 vite përvojë si shofer. Ai udhëtonte shpesh në Gjermani dhe Turqi dhe i njihte rrugët. Ndër të tjera thotë se autobusi ishte teknikisht në rregull.

Besari pretendon se Besa Trans ka një shërbim edhe në Turqi. Ai tregon se me babain kishte folur një ditë përpara aksidentit, ndërkohë që thotë se në autobus nuk lejohej asnjë bagazh i rrezishëm, dhe aq më pak lëndë piroteknike apo karburant.

Nga lista e të mbijetuarve të aksidentit, sipas Besarit, i cili nuk është në listën e udhëtarëve të “Besa Trans”-it është Shadi Naufal Saleh.

Republika e Maqedonisë së Veriut edhe sot është në zi për të vdekurit. Familjarët presin që trupat e viktimave të transportohen nga Bullgaria.

Bonus Video:

https://youtu.be/ZRgSKjnrxog

Dy policë në mesin e viktimave nga aksidenti në Bullgari (FOTO)

Alsat nga burime brenda policisë mëson ekskluzivisht se në mesin e 44 viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari janë edhe dy nëpunës policorë. Sipas informacioneve të siguruara nga familjarët, bëhet fjalë për Enis Ramanoski, zëvendëskomandant i policisë në Dibër dhe Sade Mustafoski polic në pikën kufitare “Bllat” më Republikën e Shqipërisë. Familjarët kanë publikuar fotografi në rrjetet sociale duke konfirmuar se në mesin e viktimave nga tragjedia e 23 nëntorit janë edhe Mustafoski dhe Ramanoski. Informacionin e kanë konfirmuar edhe burime policore nga ku shtojnë se duhet pritur ekspertiza e autoriteteve bullgare për konfirmim zyrtarë.

Помеѓу жртвите во сообраќајната несреќа во Бугарија двајца полициски службеници од Дебар, сочувство до семејствата упати портпаролот на СВР Охрид

Во страотната сообраќајна несреќа на македонски автобус, што се случи вчера на автопат во соседна Бугарија, животите ги загубија двајца полициски службеници од Дебар, Саде Мустафовски (1971) и неговата сопруга Зилија Мустафовска (1973) од Дебар и Енис Рамановски (1980) и неговата сопруга Алмира Рамановска (1984) од село Долно Косоврасти.

Рамановски беше заменик командир на Полициската станица при ОВР Дебар каде работел од 2000 а Мустафоски полициски службеник, кој во полициските редови бил од 1994 година.

По тој повод, портпаролот на Секторот за внатрешни работи – Охрид во кој спаѓа и Дебар и претседател на Интернационалната полициска асоцијација – ИПА за регионот Охрид, Стефан Димовски, изрази длабоко сочувство до семејствата на двајцата полициски службеници од Дебар, како и семејставата на сите настрадани во автобуската несреќа.

Сите зборови на утеха се премали за големата болка на семејствата на 45-те загинати во сообраќајната несреќа. Но сепак, искреното и длабоко сочувство е она што го упатуваме до нивните скршени срца и души обвиткани со тага и безнадежност и посакуваме, Господ да им даде сила, барем за миг, да се ослободат од оковите на суровата и трагична ужасна несреќна судбина, наведува Димовски во објава на Фејсбук.

Посакуваме, додава, нивната болка и тагата по изгубените, да се преточи во силна енергија за соочување со суровоста од целосната промена од трагичното заминување на членовите на семејствата.