Një video e vitit 1998 në Tv Koha po bën namin në internet, ku shihen së bashku Ilir Meta, kryeministër në atë kohë dhe Edi Rama, në postin e ministrit të Kulturës.
Në shoqërinë edhe të ish-deputetit Pëllumb Shullazi, Kiço Blushit, Nikoll Lesit dhe një qytetari tjetër, Meta duket mjaft i qeshur, saqë nuk i mungojnë edhe batutat thumbuese ndaj Ramës.
Teksa qytetari e pyet Ramën “nga të kemi”, e menjëhershme është batuta e Metës, që përgjigjet “as ai vetë se di” dhe më pas qesh me të madhe. Siç shihet edhe në video, Rama qëndron pak më i stepur, ndërsa Meta është më i lirshëm dhe gjatë gjithë kohës bisedon, qesh dhe bën batuta.
Dialogu:
Ilir Meta: Si i thashë dje Nanos? I thashë do vijë te partia me Doklen dhe Ruçin. Të më kontrollojë partia çdo ditë i thashë.
Pëllumb Shullazi: Ti do me i lënë natë e ditë kështu…
Ilir Meta: (Qesh) Derisa të thotë u lodha… (Qesh) Ka hyrë edhe ky me shoqërinë civile tani. Ka rihyrë. Apo jo zoti Rama? Se ti e ngrite pak a shumë gati gjysmën e dollisë time domethënë. Shpërtheve edhe ti. U mendove, u mendove po…
Qytetari: Nga të kemi zoti Rama?
Ilir Meta: As ai vetë se di (Qesh me të madhe)