Në reagimin e tij të parë pas disfatës në zgjedhjet lokale në Kosovë, kryeministri dhe lideri I Vetëvendosjes, Albin Kurti e cilësoi si jo të kënaqshëm rezultatin. Kurti fajësoi ato që i quajti defekte të brendshme, por edhe bashkimin e të gjithë të tjerëve kundër partisë së tij.
“I uroj të gjithë kryetarët e komunave që u zgjodhën dje, ata do kenë shumë punë në përballje me krimin dhe korrupsionin, posaçërisht në përballje me krimin e egër. Unë do të bashkëpunoj me të gjithë ata në këtë betejë me të gjithë ata që duan ta luftojnë krimin dhe do t’i mbikëqyr me shumë vëmendje. Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme që ne duhet t’i analizojmë në vijim dhe i bashkimit të të gjithë të tjerëve kundër Vetëvendosjes”.