Ballina Aktualitet Tensione të forta në këshillin e Komunës së Kërçovës

Tensione të forta në këshillin e Komunës së Kërçovës

Përbërja e re e Këshillit të Komunës së Kërçovës sot duhej të mbante mbledhjen e dytë me radhë. Në rend dite ishte shkarkimi i tre këshilltarëve të dorëhequr të BDI-së dhe verifikimi i anëtarëve të rinj të këshillit po nga BDI-ja. Në pikën e dytë ishte propozim buxheti dhe plotësimi i buxhetit të Komunës së Kërçovës, shkruan TV21.

Ende pa filluar mbledhja filluan ankesat nga këshilltarët e opozitës. Këshilltari i ASH dhe këshilltarët e VMRO-së thanë se nuk respektohet rregullorja e këshillit. Theksuan se nuk ka kushte për punë dhe materialet nuk janë dërguar paraprakisht deri te këshilltarët për ti analizuar dhe përgatitur.

Pas debateve dhe tensioneve të shumta asnjë nga pikat në rendin e ditës nuk u shqyrtuan dhe mbledhja u vendos të mbahet ditën e mërkurë. Pas kësaj sërish vazhduan debatet sepse siç thanë ata mbledhja nuk mund të mbyllet në atë formë siç e mbylli kryetari i këshillit./TV21

@tn.lajmelokale
@tetovanews