Ballina Aktualitet Zoran Zaev: Në autobus kanë qenë edhe një qytetar nga Presheva dhe...

Zoran Zaev: Në autobus kanë qenë edhe një qytetar nga Presheva dhe një shtetas i Belgjikës (VIDEO)

Kryeministri Zoran Zaev në një deklaratë nga Bullgaria njoftoi shumica e udhëtarëve nga autobusi i aksidentar në autostradën Struma në Bullgari janë nga Maqedonia e Veriut.

Zaev tha se në mesin e ushtëtarëve ka qenë një shtetas i Serbisë, gjegjësisht qytetar i Preshevës dhe një shtetas i Belgjikës.

Në një intervistë për Bulgaria ON AIR, kryeministri Zaev tha se do të takohet me të mbijetuarit e tragjedisë. Ai tha se ka arritur të bisedojë me njërin nga personat e vendosur në spitalin “Pirogov”.

“Ai më tha se ka dëgjuar eksplodim. Ati dhe gjashtë të mbijetuarit e tjerë i kanë thyer dritare e autobusit dhe kanë arritur të ikin dhe të shpëtojnë. Viktimat e tragjedisë janë persona të moshës prej 25-30 vjeç, ka edhe fëmijë. Tragjedia është e madhe”, theksoi Zaev duke shtuar se në këtë fazë nga autoritetet maqedonase nuk pritet hetim paralel.

“Ju besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse u duhet ndihmë, jemi të gatshëm të ndihmojmë në hetim. Tani më e rëndësishmja është të shohim t’u ndihmojmë të lënduarve”, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.

https://youtu.be/sQoiRtGLfM4

Ekskluzive: Emrat e viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari

Memedi Kadri-1967

Shiroki Muhsin-1989

Ljupço Zafirov –

Luan Ahmeti – 2017

Xhihan Ahmeti-1985

Alban Ahmeti-2017

Avni Ahmeti -1985

Ibraim Rustemi – 1967

Fevzije Rustemi -1971

Alejna Amedi – 2000

Halime Fejzullahu – 1971

Hamije Haliti – 1970

Nermije Haliti – 1968

Sumeja Brava – 1994

Naxhije Abdulloska – 1950

Albina Beluli – 1998

Gazmend Ukali – 1994

Hatixhe Islami – 1960

Mexhide Iseni-1958

Hamdi Iseni – 1962

Almira Ramanovska – 1984

Enis Ramanovski – 1980

Rabija Sali – 1960

Zilija Mustafovska – 1973

Sade Mustafovski – 1971

Belma Jahi – 2014

Ramiz Jahi – 2001

Fikrije Iseni – 1982

Anisa Iseni – 2007

Razije Jahi – 2009

Anesa Muhaxheri – 2004

Ergin Jahi – 2007

Omer Jahi – 2010

Erda Muhaxheri – 2006

Ajla Jahi – 2007

Senije Jahi – 1986

Amiet Jahi – 1976

Medina Lutfiu – 1996

Lulzim Sulejmani – 1995

Të paktën 46 persona, shumica prej të cilëve turistë nga Maqedonia e Veriut, humbën jetën pasi një autobus u përplas dhe u përfshi nga flakët në një autostradë në Bullgarinë perëndimore.

Sipas zyrtarëve vendas ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 02:00 në një autostradë 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.

Kreu i shërbimit të kontrollit të fatkeqësive të vendit, Nikolay Nikolov, tha për mediat se “45 ose 46 njerëz humbën jetën” në aksident ndërsa 7 pasagjerë u shpëtuan dhe u evakuuan në një spital në kryeqytet.

Ende nuk është përcaktuar shkaku i aksidentit në këtë fazë.

Sipas kanalit BTV, në automjetin, i cili kishte ardhur nga Stambolli dhe ishte nisur për në Shkup, ndodheshin 12 fëmijë.

https://youtu.be/_4ZJ_2teu4I

“Kjo është një tragjedi. Ne nuk e dimë nëse të gjitha viktimat janë nga Maqedonia e Veriut, por supozojmë se është e tillë sepse autobusi është i regjistruar në vend”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në një intervistë për Nova TV.

Një zyrtar nga spitali i urgjencës së Sofjes tha se shtatë personat që merrnin trajtim ishin hedhur nga autobusi që digjej. Të gjithë ishin në gjendje të qëndrueshme.

Ndërkohë ministri i Brendshëm bullgar Bojko Rashkov, i cili ishte në vendin e aksidentit ishte bashkë me kryeministrin bullgar Stefan Janev, tha se shkaqet e aksidentit do të sqarohen gjatë hetimit.

Ai ka theksuar se përveç autobusit të djegur kanë qarkulluar edhe tre autobusë të tjerë. Autobusi i aksidentuar lëvizte i fundit. Bankina në autostradë është shkatërruar nga autobusi dhe ka shumë mundësi që zjarri të ketë ndodhur në kontakt të autobusit me gardhin mbrojtës, tha Rashkov.

https://youtu.be/XfXJqRjD6Lc

Sekretari për siguri në Pernik, Vasko Pirgov: Zjarri ka filluar nga pjesa e përparme e autobusit

Sekretari për siguri në Pernik, Vasko Pirgov për BTC ka deklaruar se pjesa e përparme e autobusit është djegur, ndërsa xhami i djathtë i autobusit është thyer dhe që nga aty kanë dalë  personat që kanë mbijetuar.

Pernik, i cili ka qenë në vendin e tragjedisë së bashku me policët e parë, ka thënë se autobusi para një ore e gjysmë është ndaluar në pompën e benzinës në autostradën Struma.

“Autobusi është djegur në pjesën e përparme. Zjarri ka nisur nga pjesa e përparme”, ka thënë Pirgov, raporton SHENJA.

Borisov: Bisedova me Zaevin, institucionet në kohë do të përcaktojnë shkaqet e aksidentit tragjik

Ish-kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov ka bërë tw ditur së ka pasur bisedë telefonike me kryeministrin e vendit, Zoran Zaev për aksidentin tragjik në Struma dhe se e ka siguruar atë se personat e lënduar do të marrin trajtimin e duhur.

“Para pak minutash bisedova në telefon me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. I shpreha ngushëllimet e mia qytetarëve të vendit të tij që humbën jetën në aksidentin në autostradën e Strumës. Besoj se institucionet kompetente do t’i përcaktojnë me kohë arsyet e incidentit. E sigurova se viktimat, të vendosur në UMBALSM “N. И. “Pirogov” do të marrë kujdesin më cilësor mjekësor”, ka thënë ish-kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov në lidhje me aksidentin e tmerrshëm që ndodhi mbrëmë.