Mëngjesin e sotëm temperatura më e ulët është regjistruar në Berovë prej -9 gradë, -8 gradë në Strumicë, Tetovë dhe Demir Kapi, -7 në Gjevgjeli, Shkup, Kriva Pallankë dhe Shtip, -6 në Manastir, Kumanovë dhe Prilep, – 5 gradë në Vinicë, -3 në Dojran, -2 gradë në Ohër dhe Pretor, 0 gradë në Krushevë, Dibër dhe në Kodër të Diellit, 1 gradë në Mavrovi.
Mbulesa e borës në orën shtatë ishte 43 centimetra në Kodër të Diellit, 36 në Mavrovë, 11 në Pozharan dhe 7 centimetra në Krushevë.
Sipas Shërbimit Hidrometeorlogjik të Maqedonisë së Veriut, moti gjatë natës dhe në mëngjesin e sotëm ka qenë i ftohtë në zonat qendrore dhe lindore të vendit. Mëngjesin e sotëm ka gjithnjë e më shumë vranësira në perëndim dhe sidomos në jugperëndim ku kishte rritje më të shpejtë të temperaturës, si p.sh. në Ohër dhe Pretor + 5°С në orën 7.00. Në vendet më të larta, veçanërisht në pjesën perëndimore, fryn erë mesatare perëndimore.
Sot temperaturat maksimale do të lëvizin nga 3 deri në 10 gradë./TetovaNews