Gazetari i njohur Alfred Lela është përfshirë në një aksident pasditen e sotme në zonën e Munellës në Gjegjan të Pukës.
Gazetari Alfred Lela ka qenë në automjet bashkë me tre persona të tjerë mes të cilëve Ndoc Mulaj dhe Ilir Syli, përfaqësues i shoqatës për Mbrojtjen e Rreqebullit të Ballkanit.
Ndërkohë personi i tretë që ka qenë bashkë me ta, rezulton i zhdukur pasi ka dalë nga automjeti në momentin e aksidentit. Mësohet se automjeti me të cilin ata po udhëtonin ka dalë nga rruga.
Ka qenë Lela ai që ka dërguar vendndodhjen për forcat e policisë që janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Megjithatë terreni i vështirë malor ka vështirësuar ndërhyrjen e tyre.
https://youtu.be/bpvW4TumjTY
Një aksident është shënuar pak minuta më parë në Munellë të Pukës.
Një automjet, brenda të cilit udhëtonin gazetari i Top News, Alfred Lela dhe dy persona të tjerë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga e ka përfunduar në greminë.
Lela ka mbetur i dëmtuar ndërsa është jashtë rrezikut për jetën, teksa dëmtime kanë marrë edhe 2 alpinistët që udhëtonin së bashku me Lelën.
Mësohet se tre shtetasit po udhëtonin drejt Tiranës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.
Policia është nisur menjëherë drejt vendngjarjes së bashku me shërbimet e urgjencës.
Forcat zjarrfikëse dhe policia të cilat janë nisur drejt vendit ku është aksidentuar gazetari i njohur Alfred Lela kanë nisur të përshkrojnë në këmbë 5 km rruga që nuk janë të aksesueshme me automjet.
News 24 raporton se pas disa kilometrash me makinë, ekipet e shpëtimit janë ndalur për të vazhduar rrugën në këmbë me barrelat në krah.
Operacioni bëhet akoma më i vështirë si pasojë e errësirës dhe motit të ftohtë për shkak të terrenit malor ku ka ndodhur ngjarja.
Lela dhe katër personat e tjerë ndodheshin në Munellë për të xhiruar një reportazh që transmetohet çdo fundjavë në një televizion në vend. ABC ka siguruar edhe foton e kolegut të tij Ndoc Mulaj që ka qenë bashkë me Lelën në momentin e rrëzimit nga mali.
Njëri prej alpinistëve që ishte me ta në momentin e ngjarjes rezulton i zhdukur. m.v/Abcnews.al