Mërgimtarët vërshuan Tetovën. Me ardhjen e tyre qarkullimi nëpër qytet është kaotik.Trafiku është në prag të kolapsit,në momente të caktuara të ditës është e pamundur të lëvizet me makinë.
Restorantet janë të mbushura me njerëz, dasmat dhe ahengjet e tjera janë të shumta, madje edhe me nga 500 të ftuar. Për rezikun e përhapjes së variantit të ri Omikron nuk kujtohet askush. Mjekët kanë dhënë alarmin se duhet ndërmarrë masa, kurse autoritetet janë kundër, shkruan Tv Alfa.
Le të mendojmë se çfarë mund të bëjmë ne. E gjithë bota blen kohë, po kështu edhe ne, e shihni, fluturimet janë të kufizuara, pacientët vihen në karantinë… këto janë masat parandaluese që mund të blejnë kohë, parandalojnë, vonojnë shfaqjen e këtij mutacioni të ri. i cili është shumë ngjitës – tha Dr. Svetlana Trifunovska – Mjeke e familjes.
Tetovarët thonë se kanë frikë se pushimet do ta përkeqësojnë gjendjen tonë, por me vaksinat dhe respektimin e masave rreziku është më i vogël. Në qytet kemi takuar edhe punëtorë mërgimtarë të cilët janë të të njëjtit mendim.
Emigrantët janë sigurisht të dëshirueshëm për të nxitur ekonominë, por lëvizja e njerëzve në një pandemi është një rrezik. Emigrantët dhe dasmat e shumta na kushtuan shumë verën e kaluar dhe shumë familje mbetën pa të dashurit e tyre. Por, si duket nuk nxorrëm mësim. /Milena Vuçevska