Ballina Kronika Tetovë – Arrestohet 31-vjeçarja nga Ukraina

Tetovë – Arrestohet 31-vjeçarja nga Ukraina

Në një lokal në Tetovë është ndaluar një 31-vjeçare nga Ukraina

Më datë 30.12.2021, rreth orës 00.40, në një objekt hoteliere në Tetovë, në të cilin është kryer aksion kontrolli në bashkëpunim me Departamentin për Krime Ndërkufitare, Migrim, të Huaj dhe Ripranim – Tetovë dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar 31-vjeçaren me inicialet I.A. nga Ukraina, për shkak të dyshimit për hyrje të  p a l i gj sh  m e  në vendin tonë, njoftojnë shërbimet e Ministrisë së Brendshme.

Ajo është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme, shton MPB, transmeton Tetova News.

Përndryshe, para disa ditësh, më datë 21.12.2021, rreth orës 01.30, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë kryer kontroll në një lokal në Zherovjan të Tetovës, në pronësi të 31-vjeçarit me inicialet A.A. nga Bogovina, ku gjetën dhe ndaluan tri shtetase të huaja.

Policia arrestoi A.U.(24 vjeçe) nga Rusia, O.K. (33 vjeçe) nga Ukraina dhe J.G. (28 vjeçe) nga Serbia, me dyshimin se kanë keqpërdorur qëndrimin e tyre turistik, në vend, përkatësisht se kanë banuar në kundërshtim me ligjin.

Ata janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme.

Po ashtu, në objekt është ndaluar edhe 26-vjeçari me inicialet E.F. nga Gostivari, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe ndaj të cilit do t’i përgatitet kallëzimi përkatës nga neni 80 i Ligjit për Armët.

@tn.lajmelokale
@tetovanews