Ballina Aktualitet Bogovina e Tetovës në rrjetin social (VIDEO+FOTO)

Bogovina e Tetovës në rrjetin social (VIDEO+FOTO)

Si shumë fshatra të tjerë shqiptarë, edhe Bogovina është e pranishme në rrjetin social, me faqe e grupe në facebook, me shumë video të publikuara në Youtube, por edhe në rrjetet sociale.

Numri i madh i bizneseve në këtë fshat i kushtojnë shumë rëndësi marketingut dhe kanë faqet e tyre në facebook, kanalet e tyre në YouTube, por janë të pranishëm edhe në Instagram dhe rrjete të tjera sociale.

Materialet për Bogovinën publikohen nga banorët e këtij fshati, të atyre që jetojnë aty, por edhe të atyre që janë shpërngulur, ose punojnë në vende të ndryshme të botës. Publikime bëhen edhe nga mediat dhe vizitorët e këtij fshati.

Një faqe aktive është Fshati Bogovinë në facebook ku publikohen lajme të nduarnduarshme që kanë të bëjnë me interesin e komunitetit që jeton në këtë fshat. Faqja ka 3,471 ndjekës.

Lajmet e fundit të publikuara janë për një aktivitet të shoqatave “E Vërteta” dhe “MERHAMET”, një apel për ndihmë për një person në nevojë për shtrim në një spital në Gjermani, një njoftim nga mektebi i Xhamisë së vjetër – Bogovinë. Në faqe publikohen dhe pasqyrohen edhe bukuritë natyrore të këtij fshati.Mund të themi se është një kronikë e Bogovinës me të gjitha vibrimet e saj.

Një faqe tjetër aktive në facebook është bogovina.com, ku

gjithashtu publikohen dhe shpërndahen lajme, njoftime, lajmërime, video, aktivitete që kanë të bëjnë me këtë fshat.

Kjo faqe ndiqet nga 975 persona.

Një faqe me shumë ndjekës është KF Drita Bogovinë. Atë e ndjekin 5346 persona dhe kjo faqe pasqyron jetën sportive të këtij klubi.

Shkolla Fillore “Abdyl Frasheri”Bogovine ka faqen e saj në facebook, e përditësuar me lajmet për shkollën dhe arsimin në këtë fshat.


Aktive në facebook është edhe faqja e Bashkësia Lokale Bogovinë, ku pasqyrohen aktivitetet e këtij institucioni që merret me mbarëvajtjen e punëve në fshat.

BONUS VIDEO:

Një faqe aktive është edhe Xhamia e vjetër – Bogovinë, ku pasqyrohet jeta fetare në fshat.

Bogovina është qendër e Komunës së Bogovinës

Komuna e Bogovinës
Komuna e Bogovinës është komunë shqiptare që shtrihet në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut dhe ndodhet në Rajonin e Pollogut. Qendra e komunës gjendet në fshatin Bogovinë, sipas të cilës mban emrin edhe Komuna.

Pamje nga faqja e Komunës së Bogovinës

Gjeografia
Komuna e Bogovinës kufizohet në veri me Komunën e Tetovës, në lindje me Komunën e Bërvenicës, në jug me Komunën e Vrapçishtit dhe në perëndim me Republikën e Kosovës.

Demografia
Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Komunën e Bogovines jetojne 28,997 banorë nga të cilet, shqiptarë 27,614 (95.2%), turq 1,183 (4.1%), maqedonas 37 (0.1%) dhe 163 (0.6%) janë të etnive të tjera

Kryetari aktual i Komunës së Bogovinës

Besnik Emshiu

Besnik Emshiu i lindur më 13.07.1964 në fshatin Bogovinë, arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm e ndoqi në gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejcinoviq” në Tetovë , ku më vonë zhvendoset drejt Prishtinës për të ndjekur studimet e larta në Fakultetin Teknik në Prishtinë, në drejtimin e Makinerisë. Me profesion është Magjistër i Makinerisë.

Karrierën e filloi duke u punësuar për herë të parë në shkollën e mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë ku dy vite punoi si profesor i matematikës , pastaj angazhohet në shkollën e mesme profesionale “Mosha Pijade” në Tetovë si profesor i lëndëve profesionale të makinerisë ku edhe sot është i angazhuar.
Më vonë nga viti 2010 deri në vitin 2012 emërtohet zëvendës drejtor i shkollës së mesme profesionale “Mosha Pijade” Tetovë.

Nga viti 2012 deri në vitin 2014 emërtohet koordinator i projektit për arsimimin e të rriturve në kuadër të shkollës “Mosha Pijade” për Komunën e Tearcës.

Nga viti 2014 deri në vitin 2016 emërtohet koordinator i projektit për arsimimin e te rriturve në kuadër të shkollës “Mosha Pijade” për Komunën e Tetovës.

Nga viti 2016 deri më sot angazhohet si profesor part-time në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara të Tetovës në drejtimin e inxhinierisë së Komunikacionit.

Liqeni i Bogovinës

Liqeni i Bogovinës është një nga 39 liqenet në Malet e Sharrit dhe si të tjerët nxisin turizmin në zonën lokale. Ndodhet midis Brustovec (Borislavec) dhe Mala Smreka në 1.936 m lartësi mbidetare.

Në drejtimin jugperëndim – verilindje është 245 m e gjatë dhe 210 m e gjerë. Thellësia më e madhe është 2.2 metra dhe ka një sipërfaqe prej 66,880 m². Është e vendosur në një pellg shkëmbor, me një formë shumë të zgjatur, me një ndryshim të madh në gjerësi, kështu që ndryshon nga të gjitha liqenet tjera.

Shtëpitë malore të Komunës së Bogovinës

Dy shtëpitë malore në Komunën e Bogovinës kanë për qëllim paraqitjen e vendit tonë si një destinacion të qëndrueshëm dhe të sigurt turistik, që do të përfshijë mikpritjen e turistëve si dhe vendasve gjatë qëndrimit të tyre.


Përfunduan edhe përgatitjet e fundit për fillimin e sezonit dimëror në skijim ekstrem tek lokacioni i ri për këtë lloj sporti në Komunën e Bogovinës.
Hapja e sezonit dimëror zyrtarisht bëhet me 5 janar 2019!

Me emrin e Bogovinës lidhen edhe shumë faqe e profile në facebook, po që nuk janë aktive, ose kanë qenë aktive deri para ca kohësh dhe nuk publikojnë më materiale. Ju me një navigim në internet mund t`i gjeni dhe hulumtoni.

NË VAZHDIM disa të dhëna për Bogovinën të publikuara në Wikipedia:

Gjeografia

Bogovina shtrihet në pjesën jugperëndimore të Pollogut të Poshtëm. Vendbanimi konsiderohet qendër komunale, ku është e vendosur selia e po të njëjtës komunë. Komuna e Bogovinës ka një shtrirje fushore me një lartësi mbidetare prej 550 metrash. Nga qendra e Tetovës Bogovina është larg afërsisht 12 kilometra. Ngastra e saj përfshin një sipërfaqe prej 11 km². Në të mbizotëron një tokë e punueshme, me një siperfaqe prej 838,4 hektarë, kullotave u takojnë 39,8 hektarë, ndërsa pyjeve 99,1 hektarë. Nga ana e lindjes kufizohet me fshatin Zherovjan, ne perëndim me fshatin Sellce, ne veri me fshatin Siniçan dhe ne jug me fshatin Pirok. Territori i fshatit kufizohet me me territorin e këtyre fshatrave : ne veri me Kamjanin dhe Sellarcen, ne lindje Zherovjanin dhe një pjese me Tenovën dhe me Radiovcën, ne jug me Pirokun dhe ne perëndim me territorin e fshatit Rakovec.

Emri Bogovinë

Bogovina-ë, është kompozitë morfologjike nga Bogo+VIno si Borgo-Vino pasiqë është një kodër (borg) , pra Kodra e Verës. Vino është në gjuhën latine. Fshatrat që kanë qenë të vendosur në kodra, përveç rrushit (venesë nuk ka pasur tjetër gjë për të mbijetuar pasiqë Pollogu ka qenë liqen, moçale deri sa romakët fillojnë me teknikën e tharrjes së tokës – kanaleve.

Historia

Në dritën e emrave ku përmendet Bogovina nga dëshmitë e shekullit XV më 1467/68: Arbana /Arbanash/Arnaut – emri etnik për shqiptarët në mesjetë, të cilin në këtë periudhë në lakadredhat shqiptare të Maqedonisë e hasim me një përdorim shumë të shpeshtë në funksione të ndryshme antroponomike, partonomike, etnonimike dhe toponimike. Ky emër, të cilin e ndeshim edhe me variacionet: Arbanash, Arbina, Arnaut, Arnavud, Arnavid dhe Olbanash, përveç atyre Arbanas e Arbanash, madje del me një vlerë më të madhe përdorimi nga të gjithë emrat e tjerë etnikë që i ndeshim në mesjetë në këtë trevë, krahaso ato grk, vlag, bolgarin, bugarin, srbin, ermen, kuman, german etj. Një shfaqje më të hapur ka sidomos në rethinën e Manastirit, të Velesit, të Shkupit, të Tetovës, të Kërçovës, të Mariovës, të Follorinës (Maqedonia egjejane) e tjerë, por nuk është pa një përhapje të vogël as edhe në rrethinat e tjera gjeografike të Maqedonisë, që dëshmon kjo për karakterin e ngulët të elementit shqiptar në lakadredha gjeografike.

Këtu më poshtë do të zgjedhim një varg emrash personal në bashkëvajtje me emra kryefamiljarësh, te të cilat përmbahet termi etnik Arbanas si element i parë (emri i të birit) apo i dytë (i të atit) dhe si element atributiv i përkatësisë etnike, të nxjerrë nga defterët e regjistrimeve turke-osmane të shekullit XV. Nga shembujt e këtille antroponomik po veçojmë këtë fond emrash vetjak sipas krahinave të ndryshme gjeografike. Nahija e Manastirit, Nahija dhe Vilajeti i Tetovës, Vilajeti i Shkupit, Nahija e Kërçovës, Vilajeti i Rekës së Dibrës, Vilajeti i i Velesit (Qypërlisë) , Nahija e Follorinës (Maqedonia egjejane) ./shih më hollësisht nga prof.dr.Qemal Murati:

“Dëshmitë onomastike për autoktoninë e shqiptarëve në trojet etnike të tyre në Maqedoni”-Shtëpia botuese “Fan Noli”-Tiranë, 1993 në faqet 87, 88 dhe 94 hasim të shënuar Gon Arnaud/ TD 294/, Dola/Dula/Arnaut/TD 294 , Gon Arbanas/fsh, Bogovi, Ponorishte TD 358, Gon Arbanas/ NT TD 305 /[2] ku edhe hasim si lokalitet Bogovi dhe Ponorisht. Duhet përmendur se në këtë fshat përmendet Kisha e lashtë që nuk dihet se prej kur daton edhe pse supozohet se rrënjët i ka mjaft të hershme, e cila ka shërbyer për banorët e fshatrave përreth siç janë: Sellarca e Epërme, Dërniku(sot Pallçishti I poshtëm),Kamjani e fshatra tjerë /shih më tepër Jovan Trifunofskit në veprën “Pollog” Beograd-1976 në faqen 399, i cili tenton që ta fsheh këtë argument ngase të parët e kësaj treve i kanë shfrytëzuar objektet e tilla fetare, me çka si nëpër të gjitha fshatërat mohon vazhdimësinë historike të shqiptarëve autokton.

Edhe ky antishqiptar ndër të tjera në heshtje e përmend faktin se “Edhe popullsia e pollogut në periudhën parahistorike pa dyshim ka qenë lire” që është dëshmi se në çdo rast ne mund të provojmë se shqiptarët u kanë paraprirë (proceduar) sllavëve dhe kurrë e kundërta, edhe pse argumentet dhe faktet historike janë të padiskutueshme për autoktoninë shqiptare/ të cilët e kanë vizituar këtë kishë njëherë në vit, që sipas meje ka të bëjë me Kishën e Shën Dhimitrit (që në popull ende e hasim si Shën Mejtri dhe se festohet njëherë në vit në muajin dhjetor që për këtë janë dëshmi darkat solemne që shtrohen për hir të këtij shenjtori, ku nëpër tryeza deri vonë-vonë në fshatrat e trevës së Pollogut janë zier eshtrat e këmbëve të “gulerëve” me byrjan prej bunguri që viti të jetë i begatshëm… studim i pabotuar “Takimi me shekuj” Ismet J.Krosi). Lokaliteti i kësaj kishe gjendet buzë lumit të fshatit dhe atë në lagjen që u thonë PREJFTE(POPÇE), që siç kam kuptuar nga disa persona se prifti i fundit është vrarë më 1862 dhe se ka dëshmi se kush ka qenë ai i cili e ka bërë këtë vepër.

-PONORISHTE apo BOGOVINA daton që nga mesjeta e hershme, ndërsa në histografinëe Perandorisë Osmane haset në vitet : 1452/53 me 47 familje, 10 të pamartuar dhe 1 vejushë, më 1467/68 me 42 familje, 2 të pamartuar dhe 1 vejushë, më 1481/82 haset me 32 familje, më 1544/45 haset me 26 familje 3 të pamartuar dhe 1 vejushë si dhe për herë të parë me 1 familje të fesë islame.

Ky lokalitet përmendet në histografi që në shekullin e XV gjegjësisht në histografinë e dëshmive të Isa Beut në Pollog të Tetovës dhe Gostivarit në vitin 1455, fshati i sotëm Bogovinë përmendet se ka pasur 47 shtëpi, /Dr. Hazim Shabanovic ” Krajista Isa-Beg is’hakovica zbirni katastarski popis iz 1455 ” na jep të dhënat e lartpërmendura për vakufet e Tetovës që janë bërë prej 9 deri 18 maj 1455/ Ndërsa në defterin nr.4 të osmanlinjve të shekullit XV përmendet në vitin 1468 me 42 familje .

Po ashtu edhe në rrafshin e dëshmive antropologjike hasim të shënuar në dokumentet e shekullit XV- si TD 358 Gon Arbanasi-fsh. Bogovi ose Ponorisht// TD III Petru Arnaut-fshati Bogovinë/. NT TD 312 Gon Arbanas- fshati Bogovi, e shumë patronime që përkojnë me këtë fshat.

FAQE tË TJERA NGA BOGOVINA:

Video bonus:

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews