Ballina Argëtim Showbiz Surprizon Stine, po të mos ishte këngëtar, çfarë profesioni do të kishte

Surprizon Stine, po të mos ishte këngëtar, çfarë profesioni do të kishte

Stine është një nga këngëtarët më të pëlqyer nga vajzat. Këngët e tij kthehen gjithmonë menjëherë në hite.

Por, ai është gjithashtu shumë i komentuar edhe për jetën e tij private.

I ftuar në “Friend Zone”, pasditen e sotme, Stine tregoi disa të fshehta që nuk i kishte ndarë më herët me publikun.

Ndër të tjera, ai rrëfeu se kur ka qenë adoleshentë pëlqente shumë një vajzë që nuk ja tha kurrë.

“Kam pasur një vajzë fiksim që nuk ja thash kurrë në adoleshencë. Ndërsa nga të famshmit, kam pasur një personazh te filmi ‘Desperado’”.

Sakaq, Stine ka zbuluar se për klipin që ka kushtuar më pak, ka paguar vetëm një paketë cigare dhe një teke “Johny”.

“Klipi që ka kushtuar më pak një paketë cigare dhe teke ‘Johny’, e kam xhiruar me kamerën time”.

Ndërkohë, këngëtari i ka befasuar me deklaratën e fundit të tij me plot humor: “Nëse nuk do të merresha me muzikë, do të isha roje parkingu./abcnews.al

Artikulli paraprakVaksinim i detyruar për të gjithë sportistët
Artikulli tjetër“Omicron” dhe moti i keq anulojnë festën luksoze të Vitit të Ri në Dubai (VIDEO)