Ballina Argëtim I humbi qenushja, Oriola Marashi ofron 2 mijë euro për gjetjen e...

I humbi qenushja, Oriola Marashi ofron 2 mijë euro për gjetjen e saj

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Modelja Oriola Marashi ka bërë apel për ndihmë pas humbjes së qenushes së saj, Lola, në zonën e Patokut.

Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, Lola ka humbur më 17 tetor, rreth orës 16:27, shkruan Indeksonline.

Qenushja është e racës Toy Poodle, me ngjyrë kafe dhe peshë rreth 3.3 kilogramë. Në momentin e humbjes, ajo kishte një rrip të zi dhe përshkruhet si e frikësuar.

Për gjetjen dhe kthimin e saj, është ofruar një shpërblim prej 2.000 eurosh.