Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rasti është raportuar rreth orës 22:15 në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) Shkup.
Në aksident është përfshirë një veturë e markës “Volvo”, me targa të Gostivarit, e drejtuar nga Xh.D. (36), banor i Gostivarit, i cili ka goditur një kafshë të egër, përkatësisht një ari.
Në vendngjarje është thirrur një veteriner nga Kopshti Zoologjik i Shkupit, i cili ka konstatuar ngordhjen e kafshës.
Këqyrjen në vendin e aksidentit e ka kryer një ekip i SPB Shkup.
Ende nuk janë sqaruar rrethanat në të cilat ariu është gjendur në autostradë. Gjithashtu, në njoftimin e policisë nuk jepen informacione nëse drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime.
Sipas raportimeve, rrethanat e aksidentit do të përcaktohen pas veprimeve të mëtejshme të autoriteteve kompetente./TN















